LAJMI I FUNDIT:

Kosova udhëheq fushatën “Për një botë më të pastër”

Kosova udhëheq fushatën “Për një botë më të pastër”

Kosova sot udhëheq me fushatën e pastrimit global, e cila organizohet në 157 shtete. Për të nisur këtë ditë, udhëheqësit e aktiviteteve të pastrimit, dhe personat përgjegjës për ambientin në Kosovë, kanë marrë pjesë në një aksion në qendër të kryeqytetit, në pastrimin e një deponie. Nga aty, kanë bërë thirrje për vetëdijesim qytetar dhe angazhim më të madh institucional në mënyrë që qytetarët të jetojnë në një ambient të pastër.

Aksion pastrimi ka pasur edhe në qendër të Prishtinës sot, pranë stadiumit “Fadil Vokrri”. Drejtori i “Let’s do it Kosova” Luan Hasanaj kërkoi nga institucionet përgjegjëse që të ushtrojnë ndikimin e tyre për një ambient më të pastër.


“Jemi në qendër të Prishtinës, për fatin e keq, një lokacion i mbushur me mbeturina, dhe po dua të ndalem në shkakun pse kjo po ndodh. Jemi lodhur duke fajësuar qytetarët, institucionet dhe duke mos ndërmarrë veprime. Ajo çfarë po dua të them unë është që kjo deponi, e cila sot po pastrohet në këtë lokacion është e krijuar prej një komuniteti të taksistëve, të cilët po ofrojnë shërbime të bartjes së mbeturinave në Prishtinë dhe të gjitha komunat e Kosovës pothuajse, dhe është e pakuptueshme se si institucionet nuk fillojnë t’i ndalojnë këta njerëz, sepse këta janë kryesorët që ne po krijojmë qindra, e besa edhe mijëra deponi në Kosovë. Sot dua ta shfrytëzoj këtë rast që t’i bëj apel të gjitha institucioneve që ta përdorin ndikimin dhe autoritetin e tyre të institucionet e tjera përgjegjëse, dhe këta persona të cilët po i krijojnë këto deponi ilegale të ndalohen, sepse nuk e di a kanë kuptim më  aksione të tilla”, tha ai.

Ai kujtoi vitin e kaluar, ku tha se për tre muaj kanë pastruar rreth 1 mijë deponi ilegale dhe të njëjtat pas një kohe janë kthyer, meqë sipas tij, nuk janë ndërmarrë veprime që të parandalohen grupe të organizuara, të cilat bëjnë ndotje të mjedisit.

Ndërsa ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi tha se fakti që Kosova sot është në qendër të botës duke udhëhequr fushatën e pastrimit që organizohet në 157 vende të botës, tregon që është në rrugë të drejtë për të jetuar në një ambient të pastër.

“Lufta kundër mbeturinave nuk është vetëm në Kosovë, është në mbarë botën, ne nuk bëjmë përjashtim si vend, ne përveç që i bashkohemi asaj sot edhe udhëheqim këtë fushatë që gjithsesi është një tregues i mirë se vendi ynë ka hyrë në një rrugë të drejtë për të jetuar në një ambient të pastër. Paramendoni në mbi 150 vende të botës sot organizohen fushata të tilla, në secilën prej tyre në mos më tepër, në lajmet qendrore të tyre, do të raportohet se kjo fushatë po menaxhohet nga Prishtina, po menaxhohet nga Kosova dhe ky është një lajm i mirë”, tha ai.

E drejtoresha e Shërbimeve publike në Komunën e Prishtinës, Medina Braha tha se duhet të rritet vetëdijesimi qytetar për ruajtjen e një ambienti të pastër.

“Çka është e rëndësishme është të vetëdijesohemi si qytetarë që mbeturinat nuk janë vetëm të këqija si pamje, por dëmi i tyre më i madh është për shëndetin tonë, duke filluar prej kontaminimeve të ndryshme që mund të ndodhin nga ato. Luani e përmendi edhe një komunitet të traktoristëve, të cilët po na shkaktojnë shumicën e këtyre deponive ilegale, unë do t’i bëja thirrje qytetarëve që për këtë shërbim të tillë të orientohen më shumë të kompania ‘Pastrimi’, sepse ajo e ka shërbimin që vjen dhe mbledh mbeturinat inerte ose të vëllimshme, kudo që qytetari e thirr, nëse bëhet ndonjë rinovim ose diçka e tillë. Përveç asaj, ne kemi shpeshtuar mbledhjen e mbeturinave të vëllimshme pa pagesë, nga dy herë në vit tani në gjashtë herë, dhe shpresojmë ta rrisim në të ardhmen”, tha ajo.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme, mbi 157 shtete të ndryshme të botës do të raportojnë në Qendrën e “Let’s do it” në Kosovë, për aktivitetet që organizojnë në shtetin e tyre. Aktivitetet e Ditës së Pastrimit të Botës pasqyrohen sot përmes një transmetimi drejtpërdrejt 24 orë në rrjetet sociale dhe në Radiotelevizionin Publik të Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori