LAJMI I FUNDIT:

Kosova U19 e nis me fitore, mposht bindshëm San Marinon

Kosova U19 e nis me fitore, mposht bindshëm San Marinon

Kosova U19 në futsall ka debutuar me sukses në arenën ndërkombëtare.

Kjo pasi në ndeshjen e parë në kuadër të parakualifikimeve për Kampionatin Evropian e ka mposhtur San Marinon, me rezultat bindës, 11-2.


Të përzgjedhurit e Suad Keçit kanë bërë një paraqitje mbresëlënëse në ndeshjen e parë të këtyre parakualifikimeve, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt arritjes së qëllimit për t’u kualifikuar tutje.

Golat për Kosovën i shënuan Dragusha (7’, 8’), Berbatovci (10’), Maxharraj (15’, 19’, 21’, 32’, 36’), Michelotti (23’-ag), Mataj (30’) dhe Aliu (34’).

Kosova është në grup me Suedinë, Qipron dhe San Marinon.

Edhe ndeshjet me Suedinë dhe Qipron zhvillohen brenda javës. /Telegrafi/