Kombëtarja e Kosovës U16 në basketboll luajti për 30 minuta baras me Kroacinë, por humbja e çerekut të parë ishte fatale për humbjen finale me rezultat 72:61.

Dardanët e rinj pësuan me rezultat 72:61 (19:10, 20:19, 18:19, 15:13), në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B, që po zhvillohet në Shkup të Maqedonisë Veriore.


Çereku i parë ishte vendimtar, të cilin Kroacia e fitoi 19:10. Periudha e dytë ishte e baraspeshuar, duke përfunduar 20:19, ashtu si e treta 18:19.

Basketbollistët e Kosovës tentuan rikthimin në dhjetëminutëshin e fundit, por përkundër se e fituan me rezultat 15:13, nuk ia arritën qëllimit dhe pësuan 72:61.

Megjithatë, basketbollisti i talentuar, Almir Dullovi, ishte ai i cili u dallua më shumë dhe shkëlqeu te Dardanët me 27 pikë.

Ndeshja e ardhshme, dhe e tretë në grupe do të jetë nesër (e shtunë) ndaj Danimarkës. /Telegrafi/

telegrafi sport app