Qeveria e Kosovës synon që gjatë këtij viti të aplikojë si shtet vëzhgues në Organizatën Botërore të Tregtisë. Kjo organizatë merret me nxitjen dhe vënien në zbatim të ligjeve dhe rregulloreve tregtare ndërkombëtare.
Autoritetet kompetente thonë se përgatitjet për anëtarësim në këtë mekanizëm kanë nisur qysh para tetë vjetësh. Por, tani theksohet se përpjekjet janë intensifikuar edhe më shumë.
Sytrime Dervisholli, drejtoreshë në Departamentin për Tregti në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, për Radion Evropa e Lirë, tregon se në kuadër të përgatitjeve për anëtarësim në këtë mekanizëm ndërkombëtar, kjo ministri vitin e kaluar ka draftuar Memorandumin për Regjimin e Tregtisë se Jashtme.
Sipas saj, Qeveria e Kosovës ka marrë qëndrim që në këtë organizatë të aplikojë si shtet vëzhgues për një periudhë, fillimisht pesëvjeçare dhe jo për anëtarësim të rregullt.
“Po cilat janë përfitimet si anëtar vëzhgues para se të shkohet si anëtare me të drejta të plota? Është se Kosova do të ketë qasje në trajnime dhe gjithashtu do të ketë mundësi që të marrë pjesë në grupet punuese të OBT-së”.
“Përderisa nëse shkojmë si anëtar më të drejta të plota, përveç vështirësive politike që paraqiten nga fuqitë e mëdha, siç është Rusia, Kina dhe India kemi preferuar që të shkojmë me këtë opsionin që është më i lehtë për anëtarësim”, thotë Dervisholli për Radion Evropa e Lirë.
Anëtarësimi në OBT, është shumë me rëndësi për ekonominë e përgjithshme, veçanërisht për komunitetin e biznesit, thonë njohës të çështjeve ekonomike. Por, ata shprehen pesimistë se Kosova lehtë mund të pranohet në këtë organizatë.
Bernard Nikaj, profesor në Universitetin e Prishtinës, konsideron se pranimi i Kosovës në OBT, është proces relativisht i vështirë.
“Meqenëse si kusht për anëtarësim në OBT, është që të ketë një konsensus të plotë të të gjitha vendeve anëtare, do të thotë që të gjitha vendet anëtare të mos e pengojnë një vend të ri që aspiron të bëhet anëtar. Duke marrë parasysh situatën politike të Kosovës, besoj se kjo është problematike”, thekson Nikaj për Radion Evropa e Lirë.
Sidoqoftë, Bernard Nikaj, i cili njëherësh ka qenë Ministër i Tregtisë dhe Industrisë, tregon përfitimet që Kosova mund të gëzojë nga të qenët anëtar i Organizatës Botërore të Tregtisë.
“Anëtarësimi në OBT, përtej përfitimeve tregtare, mund të shikohet edhe në termat e përfitimeve të kapaciteteve njerëzore dhe institucionale. Realisht, nëse shikohet volumi tregtar që ka Kosova, mbi 80 për qind e tregtisë mbulohet nga Marrëveshja për Tregti të Lirë ‘CEFTA’ dhe tashmë nga Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit me Bashkimin Evropian’MSA’”.
“Do të thotë, në aspekt të përfitimeve tregtare, ato do të jenë minimale, por ne do të përfitonim një ulëse në një organizëm ndërkombëtar, i cili do të sillte me vete edhe ngritje të kapaciteteve të institucioneve tona, por edhe të qenët në rrjedhë me zhvillimet teknike dhe jo teknike në nivel botëror”, shpjegon Nikaj.
Ndryshe, Kazakistani është shteti i fundit, që është pranuar vitin e kaluar në Organizatën Botërore të Tregtisë. Anëtarësimi i këtij shteti është finalizuar pas 20 vjetësh negociata.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe