LAJMI I FUNDIT:

Kosova sivjet pret rendimente më të ulëta të grurit (Video)

Kosova sivjet pret rendimente më të ulëta të grurit (Video)

Fermerët në Kosovë edhe në këtë sezon pritet të kenë rendimente të ulëta të grurit. Kjo për shkak të kushteve klimatike që kanë mbizotëruar vjeshtën e kaluar. 

Gani Dobratiqi, nga fshati Lebanë i Prishtinës, këtë vit pret të mbjellë për gjysmë më pak hektarë grurë se vitin e kaluar.


Ai tha se është i pakënaqur me rendimentet e grurit, derisa fajin ua lë kushteve të këqija.

“Në vitin 2018 kam pasur rreth 22 hektarë sipërfaqe të mbjella me grurë, ndërsa këtë vit kam dyfishë më pak për shkak të thatësisë”, tha për RTV Dukagjinin, fermeri Gani Dobratiqi.

Edhe ekspertë të bujqësisë pohojnë se në Kosovë gjatë këtij viti nuk do të arrihet prodhimtaria e planifikuar e grurit.

Profesori në Fakultetin e Bujqësisë, Imer Rusinovci, ka thënë se as 50 për qind e sipërfaqeve të planifikuara nuk janë kultivuar me grurë.

“Edhe vitet e kaluara ne jemi përballë me një kontingjent marramendës të importit të prodhimeve strategjike në përgjithësi e në veçanti të grurit. Këtë vit prodhimtaria e grurit do të jetë më e ultë”, tha Imer Rusinovci, përcjell Telegrafi.

Ndërsa Isuf Cikaqi, drejtor në Departamentin për Politika Bujqësore në Ministrinë e Bujqësisë, ka thënë se kushtet klimatike kanë ndikuar që të mbillen me këtë kulturë bujqësore vetëm 50 mijë hektarë sipërfaqe tokë.

“50 mijë hektarëshi në raport me vitin e kaluar që kanë qenë të mbjellë 74 mijë hektarë, do të sjellë sasi më të ulët të grurit në raport me vitin e kaluar”, tha Isuf Cikaqi. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori