Kosova rrezikon të hyjë në krizë kushtetuese në qoftë se nuk zgjedhet presidenti i vendit deri më 5 prill të vitit të ardhshëm. Në rastin e tillë, Kushtetuta po del të jetë e heshtur, pasi asnjë dispozitë e saj nuk e përcakton se si duhet të veprohet nëse deputetët nuk votojnë për të parin e shtetit dhe nuk shpërbëhet kuvendi deri në afatin e përcaktuar.
Si zgjidhje të kësaj situate, Yll Zeka nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) po e sheh vetëm interpretimin e Gjykatës Kushtetuese.
Madje, thotë se kjo e fundit në mungesë të dispozitave duhet të bazohet në praktikat kushtetuese të vendeve demokratike.
“Këtu kemi një zbrastirë të Kushtetutës në këtë drejtim, për të interpretuar këtë dispozitë apo gjetur rrugëdalje nga kjo situatë kompetente është vetëm Gjykata Kushtetuese. Në rastin më të keq nëse brenda këtyre 6 muajve nuk gjendët një zgjidhje, qoftë për të zgjedhur presidentin e ri apo shkuar në zgjedhje, atëherë është detyrë e u.d të presidentit, ketë rast kryetares së Kuvendit t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për interptetim të kësaj situate. Pastaj Gjykata Kushtetuese në mungesë të dispozitave kushtetuese dhe ligjore për rastin konkret mund të merr një vendim duke u bazuar në praktikat kushtetuese të vendeve demokratike”, thotë ai për KosovaPress.
E për profesorin e të drejtës kushtetuese, Mazllum Baraliu nëse ndodh që presidenti mos të zgjedhet deri në afatet e përcaktuara, do të ishte një thellim i krizës dhe dështim i klasës politike, e veçanërisht koalicionit qeverisës.
Baraliu për thotë se në rastin e tillë, megjithëse nuk shkruhet në Kushtetutë në krye të vendit mund të vijë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese.
“Pas kalimit të afatit 6 mujor ekziston mundësia edhe domosdoshmëria e shpërndarjes së parlamentit, i cili shpërndahet me 2/3 e deputetëve ose iniciativën e presidentit. Kryesorja në bazë të principit të analogjisë, unë mendoj që nuk do të ndodh deri tek ai moment, sepse do të ishte fiasko, dështim i papranueshëm dhe i pashembullt i kësaj klase politike dhe veçanërisht koalicionit qeverisës…nëse ndodh kjo edhe nëse në parlament nuk ka shumësi prej 2/3 për shpërndarje dhe gatishmëri për këtë, do të thotë thellim i dyfishtë i krizës dhe ekstrem që nuk shpresoj që do të ndodh. Atëherë nuk shkruan në mënyrë taksative, por do të duhej që kryetari i Gjykatës Kushtetuese t’i merr ingirencat”, tha ai.
Për dallim nga dy të parët, analisti politik Arton Demhasaj thotë se u.d e presidentes, Vjosa Osmani mandatin e ka vetëm deri në shkurt të vitit 2021, aq sa do të duhej të kishte ish presidenti Hashim Thaçi.
Sipas tij, nëse deri në atë kohë nuk zgjidhet një modalitet dhe dështon procedura e zgjedhjes së presidentit, atëherë automatikisht kuvendi konsiderohet i shpërndarë̈ dhe vendi shkon në zgjedhje.
“Kushtetuta e ka përcaktuar afatet kohore, njëkohësisht edhe ligjet se si duhet të shkojë procedura e zgjedhjes së presidentit. Një muaj para se me skadu mandati presidentit aktual duhet të nisen procedurat e zgjedhjes së presidentit të ri. I bie që këto procedura duhet të fillojnë në janar të vitit 2021 dhe të përfundojnë në fund të shkurtit, apo fillim të marsit 2021. Nëse deri në atë kohë nuk zgjidhet një modalitet dhe dështon procedura e zgjedhjes së presidentit, atëherë automatikisht kuvendi konsiderohet i shpërndarë dhe vendi shkon në zgjedhje”, deklaron Demhasaj.
Me dorëheqjen e presidentit Hashim Thaçi më 5 nëntor, ushtruese e detyrës së presidentes është kryeparlamentarja, Vjosa Osmani.
Koalicioni qeverisës i vetëm nuk mund ta zgjedhë presidentin, pasi nevojitet mbështetja e dy të tretave të deputetëve. Deri tani partitë parlamentare politike nuk kanë diskutuar për gjetjen e një zgjidhje për të parin e shtetit./Kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel