LAJMI I FUNDIT:

Kosova propozon filmin ‘Zana’ për çmimin Oscar

Kosova propozon filmin ‘Zana’ për çmimin Oscar

Filmi debutues i Antoneta Kastratit, ‘Zana’, qē pati premeirën e tij botërore në festivalin e madh të Torontos në Kanadë, është propozimi i Kosovës për çmimin Oscar në kategorinë e filmit më të mirë të huaj. Komiteti selektues ishte i përbērë nga: Fatos Berisha (producent), Doruntina Basha (dramaturge), Shkumbin Istrefi (aktor/prodcent), More Raça (regjisore), Visar Krusha (skenarist/producent), Ilir Gjocaj (dramaturg) dhe Jeton Neziraj (dramaturg).

Filmi “Zana” flet për dramën e një gruaje të re nga Kosova që përpiqet të bëhet nënë, teksa ballafaqohet me tmerret nga e kaluara e errët e kohës së luftës.


Producent i filmit është Casey Cooper Johnson, ndërsa në rolet kryesore luajnë: Adriana Matoshi, Astrit Kabashi, Fatmire Sahiti, Mensur Safqiu, Vedat Bajrami, Irena Cahani, Shengyl Ismajli, Çun Lajçi, Ilire Vinca etj.

Mbështetësit kryesorë financiarë të filmit ishin: Qendra Kinematografike e Kosovës, Qendra Kombëtare e Kinematografisë (Shqipëri), Panavision New Fimmaker Grant, SFFILM Rainin Grant, Light Iron dhe Komuna e Pejës.

Trailerin e filmit mund ta shikoni. KËTU.