LAJMI I FUNDIT:

Kosova pranon pajisje me vlerë 1.8 milion euro të kampit të KFOR-it në Prizren

Kosova pranon pajisje me vlerë 1.8 milion euro të kampit të KFOR-it në Prizren

Pas shndërrimit të kampit gjerman të KFOR-it në Prizren në Park Inovativ dhe Trajnues, KFOR-i përmes Ministrisë së Financave i dhuron Kosovës pajisje në vlerë prej 1.8 milion euro.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, theksoi se bashkëpunimi me qeverinë gjermane është dëshmi e një bashkëpunimi me sukses në fusha të ndryshme.


“Jetësimi i projektit të Parkut Inovativ dhe Trajnues është një mundësi e jashtëzakonshme për qytetarët e Kosovës dhe institucionet e vendit, përmes të cilit pritet të realizohen projekte tejet me rëndësi”, tha Hamza.

Lidhur me Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren, ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj ka thënë se janë të gatshëm ta përkrahin për një periudhë të caktuar me mjete financiare.

Beqaj: Strategjia Kombëtare e Inovacionit mundëson miliona euro përkrahje për bizneset (Video)
Lexo po ashtu Beqaj: Strategjia Kombëtare e Inovacionit mundëson miliona euro përkrahje për bizneset (Video)

“Janë 2 milionë euro buxhet në vit, për Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren. Ky park menaxhohet nga Qeveria e Kosovës dhe e Gjermanisë, si dhe do të ndihmohet nga ekspertët gjerman. Pra, jemi të gatshëm që për një periudhë të caktuar ta përkrahim këtë park inovativ”, ka thënë Beqaj.

Në fillim të këtij viti, Qeveria e Kosovës dhe Qeveria Gjermane patën iniciuar diskutimet mbi të ardhmen e kampit fushor të KFOR-it gjerman në Prizren, pas largimit të trupave ushtarake nga kampi. /Telegrafi/