Përfaqësuesja e Kosovës është duke e mbajtur stërvitjen e radhës, për tu përgatitur për sfidën me Greqinë.

Dardanët e nisën për mrekulli muajin shtator, duke marrë një fitore të madhe në udhëtim te Gjeorgjia me rezultat minimal 0-1.


E me fillim nga ora 13:30, trajneri Bernard Challandes ka nxjerr në stërvitje pjesën e futbollistëve që u inkuadruan nga banka ndaj Gjeorgjisë dhe ata që nuk luajtën.

241203473 561553851636698 9190164550090092093 n Stërvitjet e Kosovës (03.09.2021. Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Në këtë stërvitje kanë marrë pjesë dy portierët, Samir Ujkani dhe Visar Bekaj si dhe 11 futbollistë, ku në mesin e tyre edhe Milot Rashica.

Sulmuesi i Norwich Cityt nuk kishte udhëtuar fare drejt Gjeorgjisë shkaku i karantinimit që e priste pastaj.

241116698 4287245584687063 6078785806772606827 n Stërvitjet e Kosovës (03.09.2021. Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Pjesa tjetër e skuadrës që kanë luajtur ndaj Gjeorgjisë kanë kryer stërvitje rigjenerimi në ambientet e hotelit ku po qëndron ekipi përfaqësues. /Telegrafi/

241287871 1035748207189366 8025402931543270728 n Stërvitjet e Kosovës (03.09.2021. Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

241234826 386135239549471 308704818780669116 n Stërvitjet e Kosovës (03.09.2021. Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

telegrafi sport app