Nxënësit kosovarë të shkollave të mesme, Elita Hajrizi, Liburn Bajraktari, Flokart Pajaziti, Gëzim Morina dhe Rigon Statovci, nën mentorimin e rektorit të UBT-së, Edmond Hajrizi, do të jenë përfaqësuesit e Kosovës në garën më të madhe ndërkombëtare në fushën e robotikës, FIRST Global Challenge, që do të mbahet në SHBA, më 14-18 korrik të këtij viti.
Pjesë e kësaj gare do të jenë të rinj nga 164 shtete të ndryshme të botës, të cilët do ta sfidojnë njëri-tjetrin përmes dizajnimit dhe programimit të një roboti, për ndërtimin e të cilit përfshihen dhe nevojiten aftësi, ide dhe kreativitet në fushën e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës.
“FIRST Global është garë që i inspiron të rinjtë të mësojnë aftësitë që u duhen për të bërë shpikje, që prindërit dhe gjyshërit e tyre do i konsideronin vetëm mrekulli, gjëra të pamundura ose plane fiktive shkencore, teksa synon që përmes pjesëmarrjes së tyre në këtë garë ndërkombëtare, të ndërtojë ura ndërmjet nxënësve të shkollave të mesme, me prapavijë, gjuhë, fe dhe zakone të ndryshme”, thuhet në njoftim.
Elita Hajrizi, e cila është pjesë e ekipit garues nga Kosova, tha se është shumë optimiste se ekipi i tyre do të fitojë, e kjo, falë bashkëpunimit, ideve kreative dhe vullnetit të madh të tyre për punë.
“Tash është epoka e teknologjisë dhe ne mezi po presim që ta ndihmojmë botën me pjesë të ndryshme të teknologjisë. Përmes shfrytëzimit të teknologjisë, ne mund të krijojmë gjëra që po mungojnë në botë dhe ne mund t’ju ndihmojmë njerëzve, por edhe vetes tonë që të zhvillohemi edhe më shumë”, theksoi nxënësja Hajrizi.
Pjesëtari tjetër i ekipit, Liburn Bajraktari vlerëson se garimi i tyre me kundërshtarë nga shtete tjera të botës do të jetë një përvojë e vështirë, por e paharruar për të, nga e cila pret të mësojë shumë gjëra të reja.
“Në këtë sfidë do të shohim se çfarë kanë krijuar bashkëmoshatarët tanë nga shtetet tjera dhe do ta kemi mundësinë t’i krahasojmë ato me punën që e kemi bërë ne”, u shpreh ai.
Në anën tjetër, mentori i punës së përfaqësuesve të Kosovës në këtë garë, Edmond Hajrizi tha se një përvojë e tillë duhet të shërbejë si mësim për nxënësit pjesëmarrës dhe motivim për nxënësit e tjerë.
“Kjo garë do të jetë një sfidë e vështirë, por mbi të gjitha do të jetë një motivim për të rinjtë, të cilët e duan shkencën, teknologjisë, inxhinierinë e matematikën”, potencoi Hajrizi, teksa shprehu besimin për triumfin e ekipit kosovar në këtë garë.
“Duke e marrë në konsideratë motivimin e tyre, talentin dhe angazhimin, jam i bindur që do të jemi shumë të suksesshëm”.
Në fund të garës, ‘FIRST Global Challenge’ do të ndajë 10 çmime të ndryshme për fituesit, si dhe do të ndahen edhe medalje të arta, të argjendta dhe të bronzta, teksa materialet e ekipeve fituese do të shfaqen nëpër mediat amerikane dhe botërore.
Sfida më e madhe e garës së sivjetme në ‘FIRST Global Challenge’ do të jetë mundësimi i qasjes në ujë të pastër, që aktualisht është njëri ndër problemet më të mëdha me të cilin po përballet bota. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak