LAJMI I FUNDIT:

Kosova pëson humbje nga Mozambiku në futsall

Kosova pëson humbje nga Mozambiku në futsall

Përafaqësuesja e Kosovës në futsall ka pësuar humbje nga Mozambiku.

Kombëtarja e Mozambikut e ka befasuar Kombëtaren e Kosovës në futsall, duke e mundur me rezultat 2:1, në ndeshjen e fundit të Grupi A në kuadër të turneut kontinental të futsallit që po mbahet në Tajlandë.


Pas humbjes nga Uzbekistani dhe barazimit me Tajlandën, Dardanët vlerësoheshin favoritë për fitore përballë Mozambikut, e cila në dy ndeshjet e para kishte pësuar humbje, mirëpo në fushën e lojës ndodhi e kundërta.

Paraqitja e zbehtë e lojtarëve të Kosovës i dha mundësi Mozambikut që ta mbyll pjesën e parë me dy gola epërsi. Fillimisht shifrat i zhbllokoi Idelson Francisco në minutën e 4-t, derisa epërsinë në 2:0 e shtoi Mario Jona në sekondat e fundit të 20 minutave të parë.

Disavantazhi i papritur i dy golave bëri që nervozizmi tek Dardanët të rritej edhe më shumë në pjesën e dytë dhe si rrjedhojë nuk u arrit që të bëhej përmbysja e rezultatit, përveç se ngushtimit të disavantazhit me golin e Jeton Rukovcit në sekondat e fundit të ndeshjes.

Paraqitja e sotme e ka lënë tejet të zhgënjyer edhe përzgjedhësin Arben Simitçiu, i cili vlerësoi se lojtarët e tij në këtë takim e nënçmuan kundërshtarin. “Jam shumë i zhgënjyer me rezultatin e sotëm sepse Mozambiku nuk është kundërshtar i cili mundet në rrethana normale të na mundë.

Sot nuk kemi qenë neve vetvetja sepse kemi hyrë në lojë të shpërqendruar dhe me nënçmim të kualitetit të kundërshtarit. Përkundër të gjitha udhëzimeve që ua dhashë lojtarëve para lojës pikërisht për të pasur kujdes ne nuk e nisem lojën si duhej dhe ashtu na shkojë deri në fund! Sidoqoftë, kjo ndeshje më shërbeu shumë si një test perfekt për ekipin që ta shoh paraqitjen e tyre në 3 lojë brenda 3 ditëve si dhe në kushte ekstreme fizike.

Ashtu siç i lavdërova djemtë për paraqitjen e shkëlqyeshme në dy ndeshjet e para kundër dy kundërshtarëve shumë më të fortë, sot do t’i qortojë për paraqitje të dobët. Nuk dua fare të justifikohem për këtë rezultat as për lojtarët e lënduar dhe ata me kartonë që nuk kishin të drejtë loje. Thjesht, sot duhej të kishim fituar”, ka thënë përzgjedhësi Simitçiu.

Në trend Sport

Më shumë
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Kalo në kategori