LAJMI I FUNDIT:

Kosova njeh Këshillin Kombëtar të Libisë

Kosova njeh Këshillin Kombëtar të Libisë

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një letër Kryetarit të Këshillit Kombëtar të Libisë, Mahmoud Jibril, përmes së cilës e ka njoftuar me vendimin që Republika e Kosovës e njeh zyrtarisht Këshillin Kombëtar të Libisë, si autoritetin e vetëm qeverisës në Libi.

“Pas një udhëtimi të gjatë dhe përpjekjeve të shumta të popullit të Libisë, njohja e qeverisë tuaj, si organi i vetëm përfaqësues legjitim i popullit të Libisë, buron nga besimi dhe mirëkuptimi jonë se kjo Qeveri mund të udhëheq procesin për të ndërtuar një Libi të bashkuar, të lirë dhe demokratike, e bazuar në sundim të ligjit, në përputhje me standarde të larta të drejtave dhe lirive të njeriut”, thuhet në letrën e dërguar nga ministri Hoxhaj.

“Unë jam i bindur se lidhjet miqësore dhe bashkëpunimi në mes të Republikës së Kosovës dhe Libisë do të thellohen në vitet që vijnë. Me këtë rast, shpreh propozimin e Qeverisë sime, që dy shtetet të vendosin marrëdhëniet diplomatike”. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Kronika e Zezë
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Kalo në kategori