LAJMI I FUNDIT:

Kosova nikoqire e garave të kuzhinierëve, Demolli jep detaje nga ngjarja ku do të garojnë 13 shtete

Kosova nikoqire e garave të kuzhinierëve, Demolli jep detaje nga ngjarja ku do të garojnë 13 shtete

Për herë të parë në Kosovë do të mbahen garat e kuzhinierëve, ku pjesëmarrës do të jenë 13 shtete. Kosova do të jetë nikoqire e këtyre garave, të cilat do të mbahen më datë 15 janar dhe do të zgjasin pesë ditë.

Visar Demolli nga Kosova International Chef’s Competition, në një intervistë për Telegrafin ka shpalosur detaje mbi këtë ngjarje, teksa tha se kjo garë do të jetë shumë interesante si për garuesit ashtu edhe për publikun.


“Më datë 15 janar fillojnë garat ku janë pesë ditore. Katër ditë është me kuzhinierë, domethënë që kanë me marrë pjesë me tri pjata dhe dita e pestë është me pastiqeri. Më 15 janar fillojnë garat qysh e cekem, ku do të mbahen në sallën Klan Arena. Ne si KCC, domethënë Kosova International Chef’s Competition, kemi organizimin për këtë vit, ku do të jetë tradicionale çdo vit, e kësaj radhe do të marrin pjesë rreth 13 shtete, përveç Kosovës, ku ne jemi nikoqire, edhe shpresojmë që do të dalë garë tamam e e këndshme për publikun edhe për neve”, është shprehur ai.

Demolli po ashtu bëri të ditur se përzgjedhjen e kuzhinierëve të Kosovës që do të marrin pjesë në gara do ta bëjë një juri profesionale.

“Përzgjedhjen e kuzhinierëve e bëjnë realisht juria. Të gjithë aplikimet të cilat bëhen, ku i kemi shty për shkak të kërkesës, deri 20 dhjetori ka qenë aplikimi, po sipas kërkesës së madhe, e kemi shtyrë deri me 5 janar. Pastaj juria, i merr i kualifikon të gjithë garuesit dhe e bën përzgjedhjen e tyre”, pohoi mes tjerash ai.

Demolli tha se në atë moment që bëhet përzgjedhja, ata do t’i dërgojnë informatat garuesve mbi garën.

“Një ndër kriteret është që shembull që duhet m’i pas tri vite përvojë pune, që ka punuar në restorant, pastaj ajo duhet të dëshmohet me disa fotografi gatime të cilat i ka gatuar ai kuzhinier dhe nga shteti prej ku vjen. Një kuzhinier, shembull, ka të drejtën të ketë deri dy ndihmesa. Pjesëmarrëse janë këtu të gjitha shtetet e rajonit normal Kosova si nikoqire, është Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Bosnje, Greqi, Qipro Kroaci, Slloveni, Zvicër, Gjermani, Itali dhe Francë”, pohoi ndër tjera ai.

Tutje, gjatë intervistës ai tha se përveç që këto shtete do të marrin pjesë, pjesëmarrësit gjatë qëndrimit në vendin tonë do të mund të shohin edhe bukuritë që ka Kosova.

Sa i përket vlerësimit të kuzhinierëve, Demolli tha se ata do të vlerësohen nga juria profesionale.

“Gjatë garës shembull, çdo pjatë e teston juria, njëri shembull e deguston paragjellën, pjatën e parë, tjetri e deguston pjatën kryesore, tjetri e deguston shembull desertin dhe mblidhen tash gjitha pikët prej anëtarëve të jurisë dhe pastaj kryetari i jurisë ka shembull të drejtën për me dhënat pikën maksimale”, tha ai.

Gjithashtu, ai tha se do të vlerësohet edhe pastërtia, higjiena e kuzhinierit, produktet që kanë shpenzuar, e disa veprime tjera.

“Shpresojmë të fitojë ai që është më i miri. S’ka rëndësi a është Kosova, Shqipëria apo Franca. Me rëndësi është që të gatuajnë mirë, të kallëzojmë edhe ne si vend i kulturës së mirë, pra ky është qëllimi kryesor dhe kyç. Janë disa çmime, përveç medaljeve, janë disa sete të thikave speciale për kuzhinierë, janë edhe disa çmime, të cilat nuk bën me i bo publike”, theksoi ai.

Demolli tha se të gjithë qytetarët kanë të drejtë të përcjellin garat, të cilat do të jetë pa pagesë.

Siç tha ai, qytetarët mund të mësojnë gjëra interesante nga kuzhinierët si të huaj, ashtu dhe nga kuzhinierët kosovarë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori