Në Ministrinë e Financave janë mbajtur sot Konsultimet mbi Bashkëpunimin për Zhvillim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, të cilat kishin për qëllim promovimin e mëtejshëm të zhvillimit ekonomik dhe social të Republikës së Kosovës drejt integrimit në BE.
Delegacioni i Republikës së Kosovës u kryesua nga ministri i Financave Bedri Hamza, ndërsa delegacioni i i Republikës Federale të Gjermanisë kryesohej nga Heike Backofen-Warnecke, Zëvendësshefe e Divizionit për Evropën Juglindore dhe Lindore, Kaukazi i Jugut, si dhe Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovës Christian Heldt.
Siç njofton Ministria e Financave, konsultimet u zhvilluan në një atmosferë të hapur të bashkëpunimit konstruktiv. Ato u mbajtën për të shkëmbyer bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe zhvillimet aktuale në fushat prioritare: Zhvillimi i Qëndrueshëm Ekonomik, Demokracia, Shoqëria Civile dhe Administrata Publike, si dhe Energjia.
Këto konsultime kishin për qëllim përgatitjen e negociatave bilaterale të planifikuara për gjysmën e dytë të vitit 2018.
Me këtë rast, ministri i Financave Bedri Hamza dhe zëvendësshefja e Divizionit për Evropën Juglindore dhe Lindore, Kaukazi i Jugut në Qeverinë e Republikës Federale të Gjermanisë, Heike Backofen-Warnecke, e nënshkruajtën protokollin e këtyre konsultimeve për Bashkëpunimin për Zhvillim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë.
Të dy palët u pajtuan që Negociatat e ardhshme mbi Bashkëpunimin për Zhvillim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë do të mbahen në Kosovë (deri në fund të vitit 2018), thuhet në kumtesë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Trajtimi i punëtorëve teknikë vazhdon të jetë shqetësues
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur