LAJMI I FUNDIT:

Kosova në futsal, ky është skenari që e kualifikon përfaqësuesen tonë

Kosova në futsal, ky është skenari që e kualifikon përfaqësuesen tonë

Kosova aktualisht është duke u luftuar për një vend kualifikues për kampionatin evropian në futsal dhe situata në Grupin E vazhdon të mbetet e pa qartë dhe diskutabile.

Kosova ka përfunduar të trija duelet dhe ndeshjen e fundit nuk arriti të siguronte kualifikimin në vendi i parë, duke lejuar që pas humbjes nga Danimarka të barazohet situata në tabelë.


Danimarka aktualisht ka 6 pikë në tabelë në vendin e parë, po aq sa ka Kosova në vendin e dytë, por humbja e Kosovës nga Danimarka nuk e favorizon Kosovën.

Në anën tjetër, Qipro ka tri pikë në vendin e tretë dhe ka ndeshjen e mbetur nga ora 17:30 ndaj Norvegjisë.

Me një fitore, edhe Qipro i bën gjashtë pikë dhe të trija ekipet mund të kenë nga gjashtë pikë në tabelë, me nga një fitore secila ndaj njëra-tjetrës.

Telegrafi ka shikuar rregulloren e UEFA-s, e cila precizon ekipin që kualifikohet dhe cila kritere do të merren parasysh në rast se Qipro e mposhtë Norvegjinë.

Sipas kësaj rregullore, Kosovës do të mund t’i ndihmojë vetëm numri më i madh i golave të shënuara, ose edhe fati në një short të fundit që mund të tërhiqet mes ekipeve, gjithnjë sipas kësaj rregullore. Gjithçka varet nga rezultati i ndeshjes së Qipros që zhvillohet nga ora 17:30.

Më poshtë rregulloja e UEFA-s që flet për situatën kur ekipet kanë pikë të barabarta, neni 14.0.

Neni 14.0 – pikët e barabarta në mini-turnetë kualifikuese:

14.01 – Nëse dy ose më shumë ekipe janë të barabarta në pikë në përfundim të mini-turneut kualifikues, aplikohen kriteret si më poshtë, në mënyrë që të përcaktohet renditja:
a. Numri më i madh i pikëve të fituara në ndeshjet e zhvilluara mes ekipeve.
b. Gol-dallimi superior i cili rezulton nga një mini-turne kualifikues nga ndeshjet e luajtura mes ekipeve në fjalë.
c. Numri më i lartë i golave të shënuara në ndeshjet e mini-turneut kualifikues mes ekipeve të një grupi.
d. nëse pas aplikimit të kritereve a) dhe c) ekipet ende janë të barabarta, atëherë kriteret a) dhe c) riaplikohen ekskluzivisht për ndeshjet e mini-turneut kualifikues për ndeshjet mes ekipeve që kanë pikë të barabarta, për të përcaktuar edhe renditjen përfundimtare. Nëse kjo procedurë nuk çon deri te një vendim, atëherë aplikohen kriteri e) deri i).
e. Gol dallim superior në të gjitha ndeshjet e zhvilluara në mini-turnetë kualifikuese.
f. Numri më i madh i shënuar në të gjitha ndeshjet e mini turneve kualifikuese.
g. Pikë më të vogla disiplinare të bazuar vetëm në kartonë të verdhë dhe të kuqë të pranuar në ndeshjet e mini turneve (kartoni i kuq = 3 pikë, kartoni i verdhë = 1 pikë, përjashtimi me dy kartonë të verdhë në një ndeshje = 3 pikë).
h. Renditja në bazë të koeficientëve.
i. short mes ekipeve.
14.02. Nëse dy ekipet kanë numër të njëjtë të pikëve dhe numrin e njëjtë të golave luajnë një ndeshje të fundit mes tyre për të përcaktuar skuadrën që shkon tutje dhe nëse janë të barabartë në fund të ndeshjes, atëherë do të ketë ekzekutim i penaltive.
20.05 deri 20.07 thotë se nëse kanë më shumë se dy ekipe numër të njëjtë të pikëve, kriteret nga paragrafi 14.01 duhet që të aplikohen. Kjo aplikohet vetëm për të përcaktuar ekipin që duhet të kualifikohet tutje.
14.03. Nëse pas kompletimit të mini turneut kualifikues duhet që të ketë short mes ekipeve për të përcaktuar ekipin që shkon tutje, ky short mbahet në hotelin e këtyre ekipeve pas ndeshjes së fundit. Shorti mbahet nga delegati i ndeshjes i UEFA-s dhe krerët e delegacioneve të ekipeve ose përfaqësuesve të ekipeve të cilët duhet të nënshkruajnë një dokument ku konfirmojnë se ata pranojnë rezultatin e shortit.

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Mbyllet sezoni në Bundesliga: Bayer Leverkusen me rekord, mësohen të gjitha verdiktet

Mbyllet sezoni në Bundesliga: Bayer Leverkusen me rekord, mësohen të gjitha verdiktet

Bundesliga
Ballkani me fitore ndaj Llapit feston titullin e kampionit në

Ballkani me fitore ndaj Llapit feston titullin e kampionit në "Zahir Pajaziti"

Superliga
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Barcelona e bindur se do nënshkruajnë me top yllin gjerman si pjesë e ‘revolucionit’ në ekip

Barcelona e bindur se do nënshkruajnë me top yllin gjerman si pjesë e ‘revolucionit’ në ekip

La Liga
Kalo në kategori