Kosova në Evropianin e Boksit për juniorë

Kosovës në këtë garë do ta prezantojnë dy boksierë. Fjala është për Visar Rexhepin (64kg) dhe Temë Ademin (69kg), derisa do të udhëhiqen nga selektori Shefki Bogujevci, njofton Express.
“Pas përgatitjeve të zhvilluara në në Prevallë boksierët Visar Rexhepi dhe Temë Ademi nen udhëheqjen e trajnerit Shefki Bogujevci, kane mbushur akumulatorët dhe tani janë duke u përgatitur fazën e fundit para nisjes për Kampionatin evropian, dhe besojmë se deri të dielën, ku dhe do të nisen për Holande do të jene të gatshëm të prezantojnë Kosovën në mënyre të denjë dhe besojmë se me pak fat ne short do të kthehen me ndonjë prej medaljeve”, thuhet njoftimin e Federatës së Boksit të Kosovës (FboxK). /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
09/08/2013



















































