LAJMI I FUNDIT:

Kosova në dozat e fundit të vaksinës antiCOVID-19 nga Pfizer, kanë mbetur edhe 1 mijë e 180 sosh

Kosova në dozat e fundit të vaksinës antiCOVID-19 nga Pfizer, kanë mbetur edhe 1 mijë e 180 sosh

Vetëm edhe 1 mijë e 180 doza ta vaksinës Pfizer dhe BioNTech kanë mbetur pa u shpenzuar deri më sot, nga 4 mijë e 680 sa ishte numri i tyre që arritën në Kosovë në fillim të këtij muaji.

Kështu kë bërë të ditur në një konferencë për media koordinatori për vaksinim në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, Niman Bardhi.


“Deri më tani, nga sasia e dedikuar prej 4,680 dozave të vaksinave, kemi shpenzuar 3,500. Në dispozicion kemi edhe 1,180 vaksina, po flas për kontingjentin e parë”, tha Bardhi.

Ndërkohë, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë pohuar se javën e ardhshme pritet të arrijë kontingjenti tjetër i vaksinave, që përsëri do të jetë donacion.

Kurti: Kontigjenti tjetër i vaksinave me më shumë doza se dy herat e para bashkë do të vijë për disa ditë
Lexo po ashtu Kurti: Kontigjenti tjetër i vaksinave me më shumë doza se dy herat e para bashkë do të vijë për disa ditë

Kështu bëri të ditur vetë kryeministri Albin Kurti i cili tha se ky kontingjent do të jetë më i madh se i dy kontigjeteve të para bashkë.

“Është çështje ditësh kur do të vijë kontingjenti i vaksinave, ku numri i të cilave do të jetë më i madh se i këtyre dy kontingjenteve bashkë. Ndërkaq fundi i maji ose fillimi i qershorit do të marrim shumë-fishin e këtyre”, deklaroi ditë më parë Kurti.

Ndyshe gjatë javës së kaluar ku në Kosovë ishte për vizitë ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grliq Radman, bëri të ditur se Kroacia do t’i dhuroj Kosovës 10 mijë doza të vaksinës antiCOVID-19. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Lajme
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Kalo në kategori