“Jakup Ferri prezanton piktura, qëndisje dhe qilima në një ekspozitë monumentale. Punimet e Ferrit janë frymëzuar nga vizatimet e fëmijëve, nga arti popullor dhe nga i ashtuquajturi Art i Jashtëm. Pikturat dhe qëndisjet bazohen në vizatimet (paksa) surreale të artistit, që përshkruajnë skena të përditshmërisë, ku përfshihen kafshët, fëmijët, akrobatët dhe arkitektura utopike. Në anën tjetër, tapetet e endura me dorë me modele gjeometrike, bazohen në dizajnet e avatarit të djalit të artistit nga loja kompjuterike ‘Animal Crossing’. Ferri, i cili për punimet e tij të tekstilit bashkëpunoi me gra nga Shqipëria, nga Kosova, nga Burkina Faso dhe nga Surinami, e konsideron punimin dhe qëndisjen e qilimave si teknikë të koherencës dhe mirëqenies së komunitetit”.
Ky është përshkrimi i shkurtë që Bienalja e 59-të e Venedikut ia bën Pavijonit të Kosovës që ekspozon punën e artistit Jakup Ferri. Kosova merr pjesë për të pestën herë në këtë bienale, të cilësuar shpesh si “Olimpiada e botës së artit”
I quajtur “The Monumentality of the Everyday” (Monumentaliteti i së përditshmërië), pavijoni i Kosovës është i hapur për vizitorët në hapësirën e njohur si Kopshtet e Venecias (Giardini della Biennale) – që është destinacioni kryesor mikpritës i pavijoneve nga mbarë bota.
Kuratorja Inke Arns, në një bisedë për Telegrafin ka treguar se çfarë e karakterizon pavijonin që këtë vit përfaqëson Kosovën në ekspozitën më të madhe ndërkombëtare të artit bashkëkohor.
“Gjëja e parë që shihni është se, pa dyshim, pavijoni i Kosovës është shumëngjyrësh … Prezantimi përbëhet nga qilima, qëndisje dhe piktura që tregojnë skena të jetës së përditshme – gjëra që shndërrohen në situata surreale, që në fakt përshtaten bukur me temën e përgjithshme të bienales së këtij viti”, ka thënë Arns.
Ayrns shprehet se vepra ngërthen edhe punime artizanale nga gratë e Kosovës dhe Shqipërisë, duke bërë që pavijoni të shpreh edhe identitet kombëtar.
“Jakupi vendosi të zgjerojë disa nga ato dizajne. Dhe, kjo është arsyeja pse në tapet shihni pikselë të mëdhenj. Pra, dyshemeja është plot me pikselë”, shton Arns.
Kuratorja e Pavijonit të Kosovës tregon edhe mesazhin tjetër që ky pavijon mëton të përçojë.
“E shikoni një familje të lumtur që udhëton në një nëndetëse. Fillimisht donim të ndërtonim një nëndetëse të vërtetë në këtë hapësirë shumë të gjatë … Pastaj, thjesht thamë: ta bëjmë nëndetësen edhe më të madhe. Pra, kur hyni në hapësirë, është sikur po hyni në nëndetësen e parë e cila në fakt shfaqet midis anijeve të marinës italiane këtu në AAN, që është një ish-kantier detar në Venedik”, përfundoi Ike Arns.
Pavijoni i Kosovës do të jetë i hapur deri më 27 nëntor të vitit 2022. /Telegrafi/
Foto: Jakup Ferri/Facebook
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëParaqitja e tmerrshme e Mbretëreshës së ndjerë flet për fundin e epokës së statujave
INTIME
“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?
Thënie të thella që nuk pendoheni nëse i lexoni!
Një letër burrit të vdekur...
Fan S. Noli: Si u bëra shkrimtar (audio e rrallë)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre