LAJMI I FUNDIT:

Kosova “multietnike” e pabarabartë me Serbinë

Përpjekjet për ta bërë shtetin nuk përfundojnë me shpalljen e “shtetit të pavarur dhe demokratik”. Pra, kujtojmë edhe njëherë “shteti i pavarur dhe demokratik, por jo edhe sovran”. Megjithëse okupimet dhe hasmëritë mund të shndërrohen në forma të ndryshme të funksionimit, duhet thënë haptas se Serbia po e ruan funksionimin e pushtetit të saj mbi Kosovën në mënyrë deklarative dhe psikologjike, kurse brenda saj duke paguar majmë argatët e vet, serbët ekstremë, përbrenda Republikës me yll, e që realisht e sfidojnë dhe po shihet haptas se po e sfidojnë sovranitetin e paqenë të Republikës së Kosovës.

Kur them se e kemi shpall shtetin, por nuk e kemi sovranitetin, kujtojmë këtu strukturat “ilegale” në veriun e Kosovës, të cilët funksionojnë nën juridiksionin praktik të shtetit serb. Pra, aty ka shërbime juridike serbe, ka shërbime mjekësore serbe, ka shërbime arsimore serbe, realisht gjithçka funksionon serbe. Kur them serbe kam parasysh funksionimin me dokumente ligjore të shtetit serb. Madje aty po funksionojnë haptas edhe strukturat e sigurimit serb. Kur i kemi parasysh këto që thamë, nuk mund të besojmë se Kosova po ushtron sovranitetin territorial dhe administrativ në kufijtë e vet shtetëror.


Diplomacia kosovare karshi Serbisë diplomatike ka dështuar që në start. Dështime qëndron në faktin real se Kosova është shtet multietnik, me përqindje një nacionale 95% shqiptar e të tjerët minoritete. Ku ka shtet në botë që jetojnë vetëm një nacionalitet, tek të gjithë shtetet ka nacionalitete të tjera përbrenda shoqërisë së tyre, por ata janë shtet që njohin një kombësi. E shpallur si shtet multietnik kosovar, e jo shqiptar, ka kufizuar vetveten, Republikën e Kosovës, të merret edhe me ndërtimin e të drejtave jetësore të shqiptarëve jashtë Republikës me yll, kujtojmë këtu shqiptarët e Luginës së Preshevës, shqiptarët e Maqedonisë, shqiptarët e Malit të Zi dhe shqiptarët e Çamërisë e gjetiu, për të cilët Kosova e ka të kufizuar, për mos të thënë të ndaluar që të merret me ndërtimin e jetës së tyre, të drejtave të tyre në ato shtete ku jetojnë që i kanë shumë të cunguar.

Karshi kësaj diplomacia serbe i ka duart e lira të paraqet probleme përbrenda shtetit “multietnik kosovar”, dhe me 2% të nacionalitetit serb mundohet të e ruaj sovranitetin e saj përbrenda Kosovës. Kjo i bie se të keqit, dallavergjisë, apo “diplomatit modern” po ia dhe gishtin ta merr dorën, po ia dhe dorën ta merr krahun e kështu me radhë një ditë të synon të tërin. Ndërsa, Kosova nuk ka me çka e sfidon Serbinë, në aspektin e përkujdesjes ndaj qytetarëve të vet që jetojnë në shtetet tjera fqinje, e që do ta forconin politikisht shtetin e Kosovës karshi shteteve fqinje, këtë rast karshi Serbisë si palë e problemit politik. Pra, Kosova nuk është e barabartë në diplomaci me Serbinë. Vetëm duhet shpresuar në vendosmërinë e ndërkombëtarëve që t’ia heq “duart” Serbisë nga Kosova.

Një rebelim paqësor i shqiptarëve jashtë shtetit të tyre amë, në kërkim të avancimit të të drejtave të tyre përbrenda shtetit serb, maqedonas, malazias e grek, do të ishte mençuri diplomatike, për t’i treguar botës se trajtimi duhet të jetë i barabartë, pa dallime nacionale, fetare e racore. Trajtimi duhet të jetë si i serbeve në Kosovë ashtu edhe i shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Shqiptarët e Maqedonisë, në përbërje të 40 për qind të tërësisë së popullatës maqedonase, duhet të kërkojnë shtet formimin e barabartë me maqedonasit të garantuar me Kushtetutë, po ashtu edhe shqiptarët e Malit të zi e të Çamërisë. Madje, një shprehje pakënaqësie lidhur me mosrespektimin e të drejtave jetësore të shqiptarëve vendas, të lënë padrejtësisht jashtë shtetit amë, mund të bëhet edhe me organizimin e protestave në diasporë, para Brukselit e Uashingtonit, ngase shqiptarët po kërkojnë të ndërtojnë të drejtat e tyre si të drejtat e të tjerëve, e jo territore edhe pse janë të tyre.

Një rebelim i tillë në kërkim të respektimit të shqiptarëve si qytetarë autoktonë të Ballkanit, do ta forconte pozitën politike të Kosovës karshi Serbisë dhe do t’ia përkujtonte Botës Demokratike që të mos e privilegjojë Serbinë, dhe nëse dëshirojnë paqe në Ballkan t’i kenë parasysh shqiptarët.

Në trend

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

Botë
Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Magazina
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Kalo në kategori