LAJMI I FUNDIT:

Kosova, model i fuqizimit të grave në rajon

Kosova, model i fuqizimit të grave në rajon

Është mbajtur sesioni i fundit i Javës së Gruas për vitin 2017, ku penalistet kanë treguar për rëndësinë që e ka kjo javë, duke inkurajuar gratë, qofshin ato përfaqësuese të partive politike, të shoqërisë civile, apo pjesëmarrëse të bizneseve, që të përfshihen sa më shumë në pozita të ndryshme shoqërore.

Deputetja Njomza Emini ka treguar se po bëjnë përpjekje të vazhdueshme, që bashkërisht të mundohen të punojnë sa i përket standardeve dhe kritereve që kërkohen për të qenë pjesë e BE-së.


“Jemi në përpjekje të vazhdueshme që bashkërisht të mundohemi, që të punojmë sa i përket standardeve dhe kritereve që po kërkohen edhe ne të jemi pjesë e familjes së madhe evropiane. Ne si deputete, por edhe si kryetare e komisionit, që nga detyra që e kam marrë, gati një vit, jam munduar që bashkërisht me koleget, nga pozita edhe nga opozita, të mos kemi ndasi, përkundrazi ne kemi qenë unike sa i përket obligimeve që i kemi marrë”, tha ajo, raporton KosovaPress.

Emini ka treguar edhe për objektivat që i kanë marrë si komision parlamentarë.

Kurse ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj ka thënë se qëllimi i tyre është që të jenë të barabartë dhe pjesë e Bashkimit Evropian.

“60 vjet pas hyrjes në fuqi të Traktatit të Romës, komponenta kryesorë që i ka hapur rrugë zgjerimit dhe krijimit të Bashkimit Evropian, nga 6 shtetet themeltare që e kanë nisë, sot Bashkimi Evropian i ka në përgjithësi 28 shtete dhe ka në vazhdimësi komponentën brenda vetës, për zgjerim dhe përfshirje të rajoneve të Ballkanit, duke përfshirë këtu edhe Kosovë, e cila natyrshëm është pjesë e Evropës. Qëllimi jonë final, është që ne të jemi shtet i barabartë brenda Bashkimit Evropian, të jemi pjesë e klubit të të gjithë të barabartëve”, ka thënë Ahmetaj.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka thënë se Kosova pas luftës është bërë model i fuqizimit të grave në rajon.

Deputetja Valdete Bajrami ka inkurajuar të gjitha femrat që pavarësisht, siç tha ajo paradokseve, të marrin pjesë në iniciativa të pjesëmarrjes.

“Unë them se nuk ka rëndësi a ke përvojë, apo s’ke, në momentin që krijohen kushtet dhe ke përkrahje në secilën pozitë, femra mundet të arrijë dhe t’ia dalë me sukses. Prandaj, ju inkurajoj që të merrni iniciativa të jeni pjesë e vendimmarrjes sepse mund t’ia dilni, pavarësisht paradokseve, të cilat ekzistojnë, se nuk mund të ecni tutje, ose keni pengesa”, ka thënë ajo.

Në takim u prezantua edhe një video-mesazh, ku Cheri Dinovo, aktiviste politike nga Kanadaja, ka përshëndetur këtë nismë, duke e vlerësuar si shumë të rëndësishme.

“Kam pasur nderin nderin dhe privilegjin, që ta vizitoj një demokraci shume të re parlamentare në Kosovë, e cila ka vetëm 9 vite dhe për të marrë pjesë në një nismë të mrekullueshme të organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik, ndër të tjerash e quajtur Java e Gruas. Dhe vetëm për 9 vite, sistemi në Kosovë, ka një përfaqësim proporcional me 30 për qind të grave deputete dhe ato janë të angazhuara në detyrën monumentale të ndërtimit të sistemit parlamentar që nga fillimi”, ka deklaruar Dinovo.

Javën e Gruas e ka përshëndetur edhe Ulrike Lunaçek, e cila ka thënë se për të qenë të suksesshme ato duhet të luajnë një rol të rëndësishëm në rrugëtimin e Kosovës.

Java e Gruas është një ngjarje vjetore që organizohet tash e sa vite, me qëllim të emancipimit dhe ngritjes së rolit të tyre në shoqëri dhe sot ishte dita e fundit e kësaj jave./KosovaPress/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Ekonomi
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Ekonomi
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Dukagjini Bookstore
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
30 vjet në shërbim të edukimit dhe të kulturës: Shtëpia botuese “Dukagjini” ju uron Ditën Botërore të Librit

30 vjet në shërbim të edukimit dhe të kulturës: Shtëpia botuese “Dukagjini” ju uron Ditën Botërore të Librit

Dukagjini Publishing House
Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

99esim.com
Kalo në kategori