Kosova me tre boksier në botërorin e Kazakistanit

Tre boksier do të përfaqësojnë Kosovën në kampionatin botëror të boksit amator që do të mbahet në Almaty të Kazakistanit.
“Nesër më 11.10.2013 në ora 9h. ekipi i Kosovës do të udhëtoj për Kampionatin botëror në Almaty të Kazakistanit që mbahet nga 12 deri më 26 tetor”, thuhet në njoftimin e Federatës së boksit të Kosovës.
“Kosovën në këtë kampionat do ta përfaqësojnë boksierët 60 kg Liridon Zeqiri, 69 kg Arian Gashi, Armend Xhoxhaj, selektori Xhevdet Peci dhe gjyqtari ndërkombëtar, Latif Demolli”, thuhet në njoftim.
“Armend Xhoxhaj nga data 27.09.2013 gjendet në përgaditje të përbashkëta me boksierët, e përzgjedhur nga Federata e boksit Botëror AIBA, në Almaty të Kazakistanit dhe është në përgaditje speciale për këtë kapionat botëror”.
Boksierët e tjerë për këtë botëror janë përgatitur në Shkodër, nën mbikëqyrjen e selektorit, Xhevdet Peci.
“Dhe mbesim me shpresë se nga 3 boksierët tanë do të kthehemi me ndonjë medalje botërore”, thuhet në informatën e FboxK-ut. /Sporti1/Telegrafi/




















































