Kosova ka importuar mbi 100 mijë tonelata grurë vetëm në 10 mujorin e parë të këtij viti.
Shukri Fetahu, profesor në Fakultetin e Bujqësisë në UP, tha se vendi nga paslufta, çdo vit ka shpenzuar dhjetëra miliona euro për të plotësuar nevojat me grurë. Sipas tij, taksa prej 100% për produktet e Serbisë, është vendim i mirë dhe pritet të ndikojë në shtimin e sipërfaqeve të mbjella me grurë nga fermerët kosovarë.
Kosova vazhdon të jetë e varur nga importi i grurit, si pasojë e mos punimit të tokës dhe rendimenteve të ulëta. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vetëm deri në fund të tetorit të këtij viti janë importuar 101 mijë e 982 tonelata grurë, 16 mijë tonë më shumë se në vitin 2015.
Kryetari i Shoqatës së Mullisëve, Muhamet Farizi, tregoi për Radio Kosovën se prodhimi vendor i grurit i përmbush vetëm 65% të nevojave.
“Tregu ynë importon grurë rreth 136 mijë tonë, edhe miell 35 deri në 40 mijë tonë, varësisht prej vitit. Pjesa tjetër është prodhim vendor, e cili në përqindje është nga 55 deri në 65%”, tha Farizi.
Mbi 95 për qind e grurit dhe miellit të importuar llogaritet të jetë nga Serbia.
Profesori universitar i bujqësisë, Shukri Fetahu, pohon se vendi që nga paslufta, çdo vit, ka shpenzuar dhjetëra miliona euro për të plotësuar nevojat me grurë të importuar.
“Vetëm për import të grurit, qoftë si farë, qoftë si merkantil ose për industri të blojës, Kosovës, varësisht sa prodhon në vend, kapitali vendor i migron në Serbi dhe shtete të tjera diku 30 deri në 40 milionë euro çdo vit, dhe po e shihni sa i madh është dëmi”, tha ai.
Profesor Fetahu thotë se nëse si mesatare e importit vjetor të miellit, grurit e farës, merren shpenzimet prej 35 milionë euro, atëherë i bie se Kosova që nga përfundimi i luftës të ketë shpenzuar 665 milionë euro për import. Ai përderisa rekomandon që kultivimi i grurit të jetë prioritet shtetëror, pohon se taksa shtesë për grurin që importohet nga Serbia, stabilizon dhe nxit prodhimtarinë vendore.
“Në aspektin e stabilizimit të prodhimit vendor në Kosovë, jo vetëm për grurë, por për të gjitha është dashtë që moti të ketë taksë, për ta forcuar prodhimin vendor. Kjo duhet të mbrohet që fermerët vendorë të jenë në pozitë të barabartë me ata nga jashtë”, tha ai.
Kultivimi i grurit, edhe përkundër subvencionimit prej 150 euro për hektarë, ka shënuar rënie viteve të fundit. Këtë vit ndërkaq, sipas Ministrisë së Bujqësie, mungesa e reshjeve ka bërë që rreth 60 për qind e sipërfaqeve të planifikuara të mbeten pa u mbjellë. Planifikimet ishin që këtë vit në tërë vendin të mbilleshin mbi 70 mijë hektarë grurë. /Radio Kosova /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”
Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes
Po, po 31 vetura Dacia Logan shpërblim për konsumatorët nga ETC
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”
Popeyes® vjen në Kosovë
Kush është Ahmet Ismaili, guvernatori i ri i Bankës Qendrore të Kosovës?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi