Avni Sfishta, ekspert i energjisë në organizatën GIZ, ka thënë se Kosova do të arrijë që deri në vitin 2050 të bëjë balansimin klimatik siç parashihet me Planin Kombëtar të Kosovës për Energjinë dhe Klimën.
“Besoj dhe jam i bindur që mund të mbërrihet për arsye se janë disa elemente që shkojnë në favor të vendit. Konsumin më të madh të energjisë e kemi nga sektori i ndërtesave. P.sh. për me i prodhu 1 mijë euro të GDP-së të vendit, ne i harxhojmë 460 euro energji. Ndërsa për me i prodhu 1 mijë euro në vendet e BE-së, shpenzohen 110-150 euro energji” – ka thënë Sfishta në emisionin “Kallxo Përnime”.
Ai ka shtuar se kjo diferencë e madhe tregon se sa ka potencial Kosova për të kursyer energji e në të njëjtën kohë të zvogëlojë edhe konsumin.
“Në sektorin e ndërtesave, nëse e kemi një program të mirë për kursim të energjisë që nënkupton izolim të ndërtesave, e zvogëlon në minimum konsumin e energjisë, pastaj i shtojmë në kulm të ndërtesave burime të riprodhueshme të energjisë etj” – tha më tej ai.
Në Planin Kombëtar të Kosovës për Energjinë dhe Klimën parashihen masat për kodin e ndërtimit, kriteret minimale për performancë energjetike, standardet që duhet t’i plotësojnë ndërtesat e reja, të cilat i nënshtrohen fazës së ndërtimit.
“Është rekomandu masë që është edhe obligim, vendosja e certifikimit energjetik në ndërtesa. Po presim që gjatë këtij viti me ndërtu sistemin, gati jemi në përfundim të plaftormës e cila e proceson lëshimin e certifikatave, me të cilin fillon një standard i ri që ndërtesat duhet të plotësojnë për zvogëlimin e përdorimit të energjisë” – thotë tutje ai.
Kostoja e energjisë në sektorin e transportit, sipas Sfishtës, në Kosovë është më shumë se 600 milionë euro.
“Këtu hyn çmimi i karburanteve. E prej Kosovës po kërkohet që të subvencionojë kerret elektrike, të vendosen pajisje për mbushjen e kerreve elektrike. Në sektorin e energjisë nëse llogarisim kosto sa shpenzojmë në nivel vendi është diku 400-500 milionë euro” – deklaroi Sfishta.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur