LAJMI I FUNDIT:

Kosova hap zyre në Greqi dhe Izrael

Kosova hap zyre në Greqi dhe Izrael

Gazeta “Zëri” mëson se Ministria e Jashtme e Kosovës tashmë ka dërguar kërkesat për hapje të zyrave ndërlidhëse në dy shtete që nuk e kanë njohur Kosovën, Greqi dhe Izrael.

Sipas burimeve nga MPJ, këto zyre kanë fokusin në marrëdhënie ekonomike dhe investime.


Tash e tri vjet, ish ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj kishte paralajmëruar hapjen e një zyre në Athinë.

Edhe gjatë vizitës së Ministrit grek në Prishtinë vitin e kaluar, Nikos Kotzias kishte paralajmëruar hapjen e shpejtë të një përfaqësie të Kosovës në Athinë.

Themelimi i kësaj zyre me gjasë u vonua, por “Zëri” mëson se Ministri në detyrë Petrit Selimi tashmë ka dërguar kërkesat për hapjen e zyrave të veçanta në dy shtetet që akoma nuk e njohin Kosovën, përcjell “zeri.info”.

Sipas një deklarate të mëhershme për shtyp, hapja e zyrës së Kosovës në Izrel është diskutuar edhe gjatë një vizite të zyrtarëve izraelitë në Kosovë para disa muajve, por tani kërkesa për hapje të një zyre të tillë është dërguar në Ministrinë e Jashtme të Izraelit, ndërsa paralelisht me këtë kërkesë, është proceduar edhe kërkesa për hapje të zyrës së Republikës së Kosovës në Greqi.

Besohet se hapja e këtyre zyrave do të ndihmojë në shkëmbime tregtare por edhe marrëdhënie politike, ndërsa dihet se në Kosovë tashmë funksionojnë shumë zyra ndërlidhëse të shteteve që nuk njohin Kosovën si Greqia, Sllovakia, Rusia, Kina, etj.

Edhe Serbia dhe Kosova janë pajtuar për shkëmbimin e Zyrtarëve ndërlidhës dhe hapjen e zyrave që sot funksionojnë në kuadër të misioneve të BE-së në Prishtinë dhe Beograd. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Kalo në kategori