LAJMI I FUNDIT:

Kosova gjatë një viti eksporton në tregjet e jashtme 5 mijë tonë fruta malore dhe bimë mjekuese

Kosova gjatë një viti eksporton në tregjet e jashtme 5 mijë tonë fruta malore dhe bimë mjekuese

Kosova ka një territor me sipërfaqe të konsiderueshme kodrinoro-malore e që kjo mund të jetë një thesar i çmuar për kultivimin e bimëve të veçanta.

Inspektori i Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit, Agim Deliaj thotë se Kosova ka resurse të mëdha të bimëve dhe frutave të malit.


“Nuk ka ndonjë inventarizim të përgjithshëm por llogaritet se janë mbi 100 lloje të bimëve mjekuese që ndodhen në territorin e Kosovës”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Deliaj thotë se megjithatë mbledhje e këtyre bimëve mjekësore do një trajnim të mirë pasi sipas tij ka bimë që janë alergjike.

Ai thotë se deri më tani rreth 90% e këtyre bimëve që mblidhen në Kosovë destinohen për tregun e jashtëm.

Inspektori i Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit thotë se mbledhja dhe kultivimi i këtyre bimëve ka efekte të shumta pozitive në ekonominë e vendit pasi sipas tij pos punësimit të familjeve të tëra rritet edhe eksporti i Kosovës.

“Në bazë të statistikave, në vit Kosova eksporton 5 milion kilogram fruta dhe bimë mjekësore”.

Deliaj thotë se për fat të mirë numri i të interesuarve në Kosovë për të ndjekur trajnimet në lidhje me mbledhjen dhe grumbullimin e frutave të malit dhe bimëve mjekësore  është në rritje./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja

Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja

Ekonomi
Kalo në kategori