Kosova dhe Mbretëria e Arabisë Saudite kanë nënshkruar marrëveshje doganore.
Kjo marrëveshje bashkëpunimi është nënshkruar nga ministri i Financave, Hekuran Murati dhe homologu i tij Mohammed Al Jadaan.
Kështu ka bërë të ditur vetë ministri Murati në një postim në Facebook.
“Sot kisha nderin që në emër të Republikës së Kosovës të nënshkruaj Marrëveshjen për Bashkëpunim Doganor me Ministrin e Financave të Arabisë Saudite, z. Mohammed Al Jadaan.
Marrëveshjen e nënshkruam në ceremoninë hapëse të Konferencës Ndërkombëtare për Zekatin, Tatimin dhe Doganat 2024, ku po marrim pjesë bashkë me Drejtorin e Doganave, Agron Llugaliu dhe atasheun doganor Bekim Mehmetaj”, ka shkruar Murati.
Murati ka theksuar se kjo marrëveshje, që adreson çështjet doganore dhe është në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare, përfaqëson një hap të madh përpara në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona.
“Duke përafruar bashkëpunimin tonë shumë dimensional në fushën e Doganave, marrëveshja do të kontribuojë në lehtësimin e tregtisë, përmirësimin e sigurisë dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik. Republika e Kosovës vazhdon të ndërtojë partneritete që sjellin përfitime të prekshme për ekonominë dhe qytetarët tanë, dhe njëkohësisht forcojnë lidhjet tona me shtetet mike”, ka shkruar Murati. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Super Viva po fiton zemrat e konsumatorëve – Ja sekretet që nuk i keni ditur!

Gruri që nuk sjell bukë, bujqve të Shtimes u dëmtohen hektarë nga herbicidi i gabuar

Kur të pyesin “Kah i bjen me shku në deti?”, përgjigju...

Shkolla Finlandeze në mesin e 10 shkollave më të mira në botë sipas World’s Best School Prizes

Frutex instalon 1200 kWh panele solare për të rritur efikasitetin energjetik

A i ka vërtet çmimet më të ulëta të derivateve Petrol Company?

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

“Fluturimet e heshtura”: Çfarë aeroplanësh po lëviz Amerika drejt Lindjes së Mesme?

Gjithçka ndodhi deri në ditën e gjashtë të sulmeve Iran-Izrael

"Paç fat": Ky është mesazhi i Trump për udhëheqësin suprem të Iranit, pas refuzimit për t'u dorëzuar

Vinicius simuloi në mënyrë të turpshme në Kupën e Botës për Klube, ai mori karton të verdhë

Si e sheh një gjyqtari një ndeshje futbolli: Shikoni revolucionin, golin dhe kartonin e kuq nga perspektiva e tij

Liverpooli “çmendet” për Isakun – gati t’i japë 177 milionë euro Newcastlet