Kosova e fortë për “Kinostudoin”

Ndeshja është zhvilluar në kompleksin sportiv “Tropikal” në Durrës, ku Përfaqësuesja e Kosovës ka triumfuar me rezultat 6:3.
Në një ndeshje të kënaqshme golat për përfaqësuesin tonë i shënuan: Ladie Begolli(9, 9), Qëndresa Krasniqi(25), Edona Kryeziu(28), Qëndresa Bajrakatari(34) dhe Agnesa Rexha (68 ) nga penalltia.
Përzgjedhësja e Kosovës, Aferdita Fazlija pas ndeshjes tha se është e kënaqur me atë çfarë treguan vashat nga Kosova.
“U tregua lojë e mirë me plotë imagjinatë, me aksione të rrjedhshme dhe me konkretizime e efikasitet të lartë gjë që flet edhe rezultati. Po ashtu lojtaret dëshmuan edhe disiplinë e korrektësi gjatë gjithë ndeshjes”, ka thënë Fazlija. /KP/Telegrafi/

Nga
Telegrafi
14/04/2014



















































