LAJMI I FUNDIT:

Kosova e dyta nga vendet e rajonit me raste pozitive në një milion banorë

Kosova e dyta nga vendet e rajonit me raste pozitive në një milion banorë
Foto: Arkiv

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 2 mijë e 110 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, ndërkaq nga shtetet e rajonit, Kosova është e dyta nga vendet e rajonit për nga rastet e konfirmuara në 1 milionë banorë.

Kjo, sipas të dhënave të publikuara në faqen e Universitetit të Oxfordit.


Në vendin e parë renditet Mali i Zi, ndërkaq, në të tretin është Maqedonia e Veriut, në të katërtin është Serbia ndërkaq në të pestin Shqipëria.

Ndryshe, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës janë miratuar masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19 në Kosovë, sipas propozim vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se nga data 20 gusht do të mbyllen klubet e natës dhe do të ndalohen ahengjet familjare, si dasma e fejesa.

Masat e reja anti-COVID, Vitia: Nga 20 gushti mbyllen klubet e natës, ndalohen dasmat dhe ahengjet tjera
Lexo po ashtu Masat e reja anti-COVID, Vitia: Nga 20 gushti mbyllen klubet e natës, ndalohen dasmat dhe ahengjet tjera

Ai u shpreh se nga momenti i publikimit të vendimit, do të shkurtohet edhe orari i gastronomisë.

“Nga data 20 gusht do të mbyllen klubet e natës, do të ndalohen ahengjet si fejesat, dasmat etj. Nga momenti i publikimit të këtij vendimi në faqen zyrtare do të shkurtohet orari i gastronomisë”, tha Vitia në konferencë për medie.

Vitia theksoi se masat për ruajtjen e shëndetit publik janë kritike për të parandaluar përhapjen më të gjerë të virusit dhe të vdekjeve nga sëmundja.

Kurti u bën thirrje qytetarëve të vaksinohen: Nuk ka të vdekur nga varianti Delta prej tyre që janë vaksinuar
Lexo po ashtu Kurti u bën thirrje qytetarëve të vaksinohen: Nuk ka të vdekur nga varianti Delta prej tyre që janë vaksinuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar qytetarët që të vaksinohen kundër COVID-19, duke shtuar se asnjë i infektuar me variantin Delta që është vaksinuar nuk ka vdekur deri më tani.

Kurti gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës, shtoi se marrja e masave të reja është e domosdoshme që të ruhet shëndeti publik.

Tutje, Kurti shtoi se edhe pse ka raste që të vaksinuarit po infektohen me COVID-19, ata po e kalojnë shumë më lehtë virusin.

“Përkundër asaj se vaksinimi po shkon mirë, e kemi të detyrueshme që të marrim masa të reja, të cilat do ta ngadalësojnë ritmin e infeksioneve dhe në këtë mënyrë ta ruajmë shëndetin publik. Distanca fizike, e maskat, e higjiena personale është e domosdoshme, por detyrë mbi detyrat për të gjithë neve si qytetarë të përgjegjshëm është vaksinimi. Vaksina ka, mund të zgjidhet lloj i saj, vetëm se duhet të merret. Pra, nuk kemi të vdekur nga varianti delta që paraprakisht janë vaksinuar. Ata që janë vaksinuar, po, ka raste të tilla kur janë infektuar me versionin delta, mirëpo e kanë kaluar shumë me lehtë”, theksoi Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori