LAJMI I FUNDIT:

Kosova e 350 mijë ndërtimeve Ilegale

Kosova e 350 mijë ndërtimeve Ilegale

Edhe pse Kosova vazhdon të përballet me ndërtime pa leje dhe problemet në ligjin e legalizimit të këtyre ndërtimeve, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor fazën e parë të legalizimit e konsideron të suksesshme.

Mbi 350.000 ndërtime pa leje të identifikuara vetëm në fazën e parë të zbatimit të ligjit, tregojnë gjendjen e Kosovës dhe problemet e saj në këtë fushë.


Edhe pse Kosova vazhdon të përballet me ndërtime pa leje dhe problemet në ligjin e legalizimit të këtyre ndërtimeve, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor fazën e parë të legalizimit e konsideron të suksesshme.

Ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, tha që 8,500 aplikacionet për legalizim, tregojnë për suksesin e kësaj faze.

“Faza e parë e legalizimit ka qenë sukses shumë i madh. Duke punuar së bashku dhe me shumë resurse të kufizuara, qeveria qendrore dhe ajo komunale dhe qytetarët i kanë identifikuar më shumë se 350,000 ndërtime pa leje, si dhe janë dorëzuar 8500 aplikacione për legalizim”, tha ai.

Ai tha që ministria është duke ndërmarrë një proces reforme të veçantë për zgjidhjen e problemeve për ndërtimet pa leje.

“Ministria është duke ndërmarrë një proces reforme paralelisht në tri kaheje: reformimin e procesit të dhënies së lejes për ndërtim, sistemin e planifikimit hapësinor për t’i adresuar shkaqet e problemit, dhe zgjidhjen e mëtejme të legalizimeve”, shtoi Agani.

Ai tha që një ligj i ri për ndërtimet pa leje është draftuar dhe pritet të hyjë në fuqi sepse ligji i vjetër ka hasur në probleme për shkak të numrit të madh të ndërtimeve.

“Në situatën aktuale duke pasur parasysh problemet, ministria ka filluar të punoj në elaborimin e një dokumenti të ri të ligjit sepse u pa qe ligji i vjetër nuk po i përmbush të gjitha nevojat. “Koncept dokumenti “është draftuar dhe për gjatë një periudhe 2 mujore do të diskutohet në mënyrë që ligj i ri të jetë i gatshëm që në fillim të janarit të funksionojë”, tha ai.
Ndërkaq ai theksoi edhe problemet për qasje në komunat e veriut.
“Kur e kemi krijuar ligjin, e kemi krijuar për të gjithë vendin, mirëpo është e vërtete që kemi pasur ngecje në këtë aspekt mirëpo presim që edhe në atë pjesë të rregullojmë çështjen sipas ligjit”, përfundoi Agani./kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori