LAJMI I FUNDIT:

Kosova drejt energjisë së ripërtëritshme, certifikohen 35 instalues të rinj për energjinë diellore

Kosova drejt energjisë së ripërtëritshme, certifikohen 35 instalues të rinj për energjinë diellore

Ndërgjegjësimi për ndikimin e ndryshimeve klimatike në mjedis dhe ekonomi është shndërruar në çështjen e ditës. Kjo i ka sjellë burimet e rinovueshme të energjisë në fokus të nismave më të rëndësishme institucionale, të cilat po promovojnë përdorimin e burimeve të ripërtëritshme, veçanërisht prodhimin e energjisë duke shfrytëzuar energjinë diellore.

Në Kosovë gjithashtu, organizata dhe institucione po ndërmarrin nisma për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe për të inkurajuar përdorimin e burimeve të energjisë së pastër. Ndër më të rëndësishmet janë UNDP Kosovë dhe Ambasada japoneze, të cilat po ofrojnë mbështetjen e tyre në shumë aspekte të promovimit të energjisë së pastër.


Kësaj here, përmes një trajnimi që sjell ndikim të menjëhershëm në mundësimin e burimeve njerëzore, thelbësore për të përshpejtuar diversifikimin e burimeve të energjisë.

35 instalues të rinj të paneleve të energjisë diellore u certifikuan këtë javë, pas një trajnimi 5-javor të implementuar nga konsorciumi Elen dhe Abkons. Ky trajnim mundësoi pajisjen e teknikëve me njohuri konkrete mbi praktikat e instalimit, duke i bërë ata një burim të vlefshëm për tregun e punës në këtë fushë, pasi tashmë e kanë një përvojë të vlefshme në instalimin e paneleve diellore.

Sipas kompanive Elen dhe Abkons, trajnimi do të ketë ndikim afatgjatë, duke siguruar jo vetëm pasurimin e tregut me teknikë, por edhe duke i inkurajuar ata të shfrytëzojnë këto njohuri në projekte dhe iniciativa të tyre në të ardhmen.

Kjo nismë shërben gjithashtu si një shembull i mirë i bashkëpunimit midis organizatave të ndryshme dhe institucioneve të arsimit, për të ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit për ndryshimet klimatike dhe për të inkurajuar përdorimin e burimeve të ripërtëritshme në Kosovë.

Urojmë që të kemi edhe trajnime të tjera nga kjo fushë me qëllim të rritjes së punësimit te të rinjtë dhe mbështetjes së një tranzicioni të mirëfilltë energjetik.