LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Shqipëria marrin pjesë në programin për shkëmbimin e nxënësve

Kosova dhe Shqipëria marrin pjesë në programin për shkëmbimin e nxënësve

Kosova dhe Shqipëria do të marrin pjesë në programin e përbashkët të shkëmbimit të nxënësve mes dy vendeve.

Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini ka bërë të ditur se 60 nxënësit e parë nga Kosova kanë arritur tashmë në Shqipëri, dhe që ata do të vendosen në 60 familje në Tiranë, Korçë, Shkodër dhe Berat.


Shahini, ka theksuar se javën e ardhshme edhe nxënësit nga Shqipëria do të shkojnë në Kosovë, për t’i ndjekur edhe ata mësimet.

“Dje erdhën në Shqipëri 60 nxënësit e parë nga Kosova , të cilët do të marrin pjesë në programin e përbashkët të shkëmbimit të nxënësve mes dy vendeve. Ata do të vendosen në 60 familje në Tiranë, Korçë, Shkodër dhe Berat dhe do të vijojnë mësimin në gjimnazet tona”, ka shkruar Shahini në Facebook, transmeton Telegrafi.

Shkrimi i plotë:

Dje erdhën në Shqipëri 60 nxënësit e parë nga Kosova , të cilët do të marrin pjesë në programin e përbashkët të shkëmbimit të nxënësve mes dy vendeve. Ata do të vendosen në 60 familje në Tiranë, Korçë, Shkodër dhe Berat dhe do të vijojnë mësimin në gjimnazet tona.

Javës tjetër, bashkëmoshatarët e tyre nga Shqipëria do të shkojnë në Kosovë për të bërë të njëjtën gjë. Përveçse do të mësojnë bashkë, nxënësit do të kenë një agjendë të ngjeshur me ekskursione, vizita në muze dhe aktivitete të ndryshme kulturore.

Nuk ka mënyrë më të mirë për t’u njohur me njëri-tjetrin dhe për të ndërtuar miqësi mes të rinjve të Kosovës dhe Shqipërisë që i qëndrojnë distancave dhe kohës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori