LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Shqipëria dakordohen për ndryshim të trasesë së hekurudhës Durrës-Prishtinë

Kosova dhe Shqipëria dakordohen për ndryshim të trasesë së hekurudhës Durrës-Prishtinë

Ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu ka njoftuar se tashmë ka një trase përfundimtare të hekurudhës që lidhë Kosovën me Shqipërinë.

“Lajm shumë i mirë që tashmë përfundimisht kemi një dakordim të dyanshëm për trasenë se kah do të kalojë hekurudha që lidhë Kosovën me Shqipërinë”, ka njoftuar Aliu në Facebook.


Ai ka thënë se tashmë punimet do të fillojnë në mënyrë intensive për realizimin e projektit.

“Në përputhje edhe me zotimet tona pas procesit të nisur të fizibilitetit, do të fillojnë punimet intensive në drejtim të realizimit të njërit prej projekteve më të mëdha infrastrukturore që do të lidhë jo vetëm qytetarët, por edhe ekonominë e vendeve tona dhe më gjerë”.

Hekurudha Durrës-Prishtinë, Balluku: Projekt kombëtar, të gatshëm të hapim garën ndërkombëtare
Lexo po ashtu Hekurudha Durrës-Prishtinë, Balluku: Projekt kombëtar, të gatshëm të hapim garën ndërkombëtare

Ndryshe sot kryeministri shqiptar Edi Rama u ndal te hekurudha Shqipëri–Kosovë.

Me dakordësinë dhe të palës kosovare, Rama tha se do ketë një ndryshim të vijës, që do kalojë nga Shkodra, Gjakova dhe në fund në Prishtinë.

“Kemi komunikuar dhe me Kosovën për ecurinë e projektit të hekurudhës Durrës-Prishtinë. Do ketë një ndryshim të vijës duke kaluar nga Shkodra në Gjakovë dhe në Prishtinë dhe kjo është një zgjidhje shumë e dëshiruar edhe nga pala e Kosovës”, tha Rama./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori