LAJMI I FUNDIT:

“Kosova dhe sfidat e sigurisë për gratë” – rastet e vrasjeve në rritje, Demolli: Nevojë urgjente për veprime konkrete

“Kosova dhe sfidat e sigurisë për gratë” – rastet e vrasjeve në rritje, Demolli: Nevojë urgjente për veprime konkrete

Vrasja e grave në Kosovë është bërë një dukuri shqetësuese. Në shumicën e rasteve të dyshuar për vrasje janë bashkëshortët e viktimave, siç është dhe rasti i fundit i vrasjes së Liridona Ademajt.

Ndërhyrja e shtetit, largimi i armëve, rritja e vetëdijes dhe ndëshkimet, janë vetëm disa nga hapat që sipas ekspertëve do të kontribuojnë në luftimin e dhunës ndaj grave dhe në parandalimin e vrasjes së tyre.


Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, Luljeta Demolli, ka thënë për Telegrafin se është nevojë urgjente për veprime konkrete në parandalimin e dhunës ndaj grave në Kosovë.

Luljeta Demolli, drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore

Moszbatimi i ligjit dhe neglizhenca institucionale, si dhe sfidat e mentalitetit dhe varfërisë, sipas Demollit, janë faktorë që kontribuojnë drejtpërdrejt në shtimin e rasteve të dhunës ndaj grave.

Vrasja e Liridona Murselit: Bashkëshorti që pranoi se ka porositur likuidimin - reagimet dhe krejt çfarë dihet deri më tani
Lexo po ashtu Vrasja e Liridona Murselit: Bashkëshorti që pranoi se ka porositur likuidimin - reagimet dhe krejt çfarë dihet deri më tani

Sipas saj, rasti i fundit i vrasjes së Liridona Ademaj është me motiv të ulët.

Demolli thotë se Naim Murseli ka vepruar si një kriminel duke treguar mungesën e frikës nga ndëshkimi dhe pasojat shoqërore.

“Motivi ka qenë i ulët. Normalisht ky është një kriminel në mënyrën qysh e ka organizu vrasjen, në mënyrën qysh e ka sjellë në Kosovë. Në Suedi s’kishte me guxu me vepru në një mënyrë të këtillë. Mënyra qysh u organizu, qysh ka gjet mbështetje tek pjesëtari i FSK-së edhe ku ka marrë armë, kjo ia ka lehtësu kryerjen e veprës një krimineli. Ka pasur urrejtje ndaj gruas, ka pasur lakmi edhe këto janë ato të cilat e kanë çuar me siguri deri te ajo…”, ka thënë Demolli.

Vrasja e Liridona Murselit, Prokuroria: Kërkesa për masë të paraburgimit ndaj tre të dyshuarve brenda afatit do t`i dorëzohet gjykatës
Lexo po ashtu Vrasja e Liridona Murselit, Prokuroria: Kërkesa për masë të paraburgimit ndaj tre të dyshuarve brenda afatit do t`i dorëzohet gjykatës

Për Demollin shqetësuese është edhe çështja e lehtësisë së mbajtjes dhe përdorimit të armëve në Kosovë, si një faktor kyç që kontribuon në kryerjen e krimeve të tilla.

Ajo bëri thirrje për emergjencën kombëtare të femicidit dhe për një strategji të qartë dhe të buxhetuar për luftimin e kësaj plage shoqërore.

“Çfarë është shqetësuese, parashtrohet pyetja: Si me kaq lehtësi? Kjo është shqetësuese për të gjithë qytetarët e Kosovës… A është lehtë në Kosovë me i vra gratë? Po, është lehtë, sepse nuk është ende femicidi në emergjencë kombëtare. Ju e shihni në mënyrë të vazhdueshme se si trajtohet dhuna. Ende nuk kemi nivel të lartë. Kemi deklarata, kemi pronocime, kemi në këto nivele… Po këto nuk janë ajo që duhet. Ne duhet të jemi bashkë të gjithë, që do të sjellim në prioritet, ta shohim si shqetësim”, tha ajo.

Demolli tha se deri tani janë vrarë 66 gra që nuk kanë marrë mbrojtjen e duhur nga shteti dhe familja.

“Pse në Kosovë nuk largohen armët nga shtëpitë? Po pse dikush lehtësisht mundet të mbajë një armë? Pse kryeministri nuk del me një apel me largu armët nga shtëpia?… Ajo  çfarë duhet bërë menjëherë, është të buxhetohet strategjia kundër dhunës në baza gjinore edhe të analizohet. Ndërsa të vendoset në emergjencë kombëtare”, u shpreh Demolli.

Ajo tha se  duhet të rritet vetëdija e qytetarëve për t’i larguar armët nga shtëpitë dhe të zbatohet ligji.

Ndërsa, avokatja Saranda Keqekolla-Sadiku, theksoi se veprat penale të rënda, sidomos ato të kryera me paramendim, meritojnë dënimet më të ashpra sipas Kodit Penal, që mund të përfshijnë edhe burgim të përjetshëm.

Saranda Keqekolla-Sadiku, avokate

Ajo bëri të ditur se ka pasur prova të besueshme që kanë mundësuar arrestimin e tre personave të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt.

Dy të dyshuarit për vrasjen e Liridonës mbrohen në heshtje
Lexo po ashtu Dy të dyshuarit për vrasjen e Liridonës mbrohen në heshtje

“Në rastin e vrasjes së Liridonës ekzistojnë të gjitha provat për vrasje të rëndë, ku parashihet dënimi prej 10 vite deri me burg të përjetshëm. I mbetet gjykatës me vërtetu, por besoj që ka pasur prova të mjaftueshme për arrestimin e tre të dyshuarve. Madje të akuzuarit në fazën fillestare e kanë pranuar që me bashkëshortin e saj e kanë planifikuar vrasjen e Liridonës ”, ka thënë ajo.

Për të parandaluar rastet e vrasjeve, Keqekolla-Sadiku tha se duhet të rritet vetëdija tek qytetarët. “Rastet më të vogla të raportohen, pasi me problemin nëse nuk merresh, shkon duke u rritur”.

Avokatja thotë se vrasja e Liridona Ademajt cilësohet si vrasje e rëndë, sidomos kur ajo është kryer me paramendim dhe e planifikuar dhe për më keq është kryer në sy të fëmijëve.

“Nuk e kap logjika e njeriut normal se çka ka mendu ai, kur e ka vrarë bashkëshorten e vet, nënën e dy fëmijëve. Për më tepër vrasja është kryer në prezencën e fëmijëve. Dënimi me burg të përjetshëm është pak për një kriminel të tillë”.

10 vrasjet më të rënda në Kosovë për të cilat drejtësia nuk po mund t’i gjejë fajtorët
Lexo po ashtu 10 vrasjet më të rënda në Kosovë për të cilat drejtësia nuk po mund t’i gjejë fajtorët

Ndryshe, sipas kodit penal të Republikës së Kosovës, neni 44 parasheh dënimin me burgim të përjetshëm.

Ky ligj mund të parasheh dënimin me burgim të përjetshëm për veprat më të rënda penale të kryera në

rrethana veçanërisht rënduese ose për vepra penale që kanë shkaktuar pasoja shumë të rënda.

Po ashtu në këtë ligj në paragrafin e dytë thuhet se “Ligji nuk mund të parasheh dënimin me burgim të përjetshëm si të vetmin dënim kryesor për një vepër të veçantë penale”.

Ndërsa, në paragrafin e tretë bëhet e ditur se dënimi me burgim të përjetshëm nuk mund t’i shqiptohet personit i cili në kohën e kryerjes së veprës penale nuk i ka mbushur njëzetenjë (21) vjet ose personit i cili në kohën e kryerjes së veprës penale ka pasur aftësi esencialisht të zvogëluar mendore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori