LAJMI I FUNDIT:

​Kosova dhe Serbia me draft marrëveshje për personat e zhdukur

​Kosova dhe Serbia me draft marrëveshje për personat e zhdukur

Kosova dhe Serbia kanë arritur draft marrëveshjen në Bruksel për personat e zhdukur. Por që do të funksionalizohet në rast të arritjes së marrëveshjes finale gjithëpërfshirëse. Ky draft përfshin tri shtylla bazë që përfshijnë krijimin e një komisioni të përbashkët të udhëhequr nga BE-ja, i cili do të jetë përgjegjës për zbardhjen e personave të pagjetur. Ndërkaq, si pikën e dytë pritet të jetë hapja e arkivave shtetërore dhe e treta zbardhja e gjithë personave të zhdukur në afatin kohor prej 18 muajsh, pasi të arrihet marrëveshja finale.

Këto u bënë publike në takimin e sotëm të Komisionit qeveritar për persona të zhdukur.


Kryetari i delegacionit të Kosovës në dialogun me Serbinë për persona të zhdukur, Ibrahim Makolli duke raportuar para këtij komisioni tha se çështja e të zhdukurve është diskutuar qysh në takimin e parë në Bruksel.

“Në takimin e parë janë vënë parimet bazë për çështjen e të zhdukurve. Tri shtyllat bazë të kësaj marrëveshje. Krijimi i një komisioni të përbashkët, mekanizëm që do të jetë përgjegjës për zbardhjen e personave të zhdukur, dhe qasjen e pakufizuar në arkivat që mundësojnë zbardhjen e personave të zhdukur. Kjo e ka një afat kohor nga hyrja në fuqi, parashihet që i gjithë procesi të përfundojë brenda 18 muajve nëse arrihet marrëveshja finale”, tha ai. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori