Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Malit të Zi kanë nënshkruar sot një marrëveshje kulturore, e cila i rregullon raportet kulturore ndërmjet dy vendeve dhe e konkretizon këtë bashkëpunim.
Marrëveshja u nënshkrua nga ministrat e kulturës të dy vendeve, Kujtim Shala dhe Janko Ljumoviq, në praninë e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa.
Fillimisht, kryeministri Mustafa priti në takim ministrin e Kulturës të Malit të Zi, Janko Ljumoviq, ku u bisedua për shkëmbimet ndërmjet dy vendeve, më theks të posaçëm në fushën e kulturës.
Kryeministri Mustafa, me këtë rast, vlerësoi raportet shumë të mira bilaterale ndërmjet dy shteteve duke theksuar përkushtimin e Kosovës për fuqizimin e bashkëpunimit me Malin e Zi.
Pas takimit, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve i Kosovës, Kujtim Shala dhe ministri i Kulturës i Malit të Zi, Janko Ljumoviq, nënshkruan Marrëveshjen për bashkëpunim kulturor, e cila synon të zgjerojë bashkëpunimin ndërmjet institucioneve përgjegjëse të dy shteteve në fushën e kulturës, duke mbështetur bashkëpunimin në të gjitha fushat e kulturës dhe artit, për t’i njohur dhe prezantuar publikut dhe palëve të treta, trashëgiminë kulturore dhe të arriturat bashkëkohore kulturore të të dyja vendeve.
Sipas marrëveshjes, Kosova dhe Mali i Zi, po ashtu, do të angazhohen në promovimin e bashkëpunimit në mes të institucioneve të tyre përkatëse, të cilat janë përgjegjëse për fusha të tilla si: arkivat, bibliotekat, muzetë, letërsinë, muzikën, artet pamore dhe performuese, veprimtaritë botuese, kinematografinë dhe mediat e tjera audiovizuale.
Po ashtu, dy vendet do të nxisin bashkëpunimin e drejtpërdrejtë në fushën e muzikës dhe vallëzimit, shkëmbimit të informacionit dhe ftesave reciproke për muzikë, balet, vallëzim dhe ngjarje të tjera ndërkombëtare të mbajtura në territorin e vendeve të tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi