Ushtruesja e Detyrës së ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Arbëreshë Krasniqi ka nënshkruar marrëveshje me Agjencinë Japoneze të Turizmit, për lehtësimin e zhvillimit ekonomik dhe për rritjen e potencialit të turizmit në të dy vendet.
Krasniqi tha se Republika e Kosovës është e përkushtuar që të zgjerojë raportet me partnerët strategjik, siç është Japonia, prandaj dhe është iniciuar dhe finalizuar nënshkrimi i marrëveshjes me Agjencinë Japoneze e Turizmit.
“Kjo marrëveshje do të ketë impakt shumë pozitiv për shtetin e Kosovës dhe njëkohësisht hap mundësi të reja për të dyja vendet, sidomos në fushën e turizmit.
Po ashtu kjo marrëveshje është një eksperiencë e re për Republikën e Kosovës sepse do të ketë shkëmbime të materialeve të ndryshme dhe përvojave në turizëm dhe do të lehtësojë komunikimin në mes të dyja vendeve”, ka theksuar Krasniqi.
Po ashtu Republika e Kosovës është duke u prezantuar në panairin e turizmit në Japoni nga Agjencia për Promovimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, (KIESA), në kuadër të MTI-së, panair ky që synohet të promovohet turizmi i Kosovës dhe potencialin që e ofron Kosova.
Në këtë panair po marrin pjesë 2 kompani të Kosovës që janë përzgjedhur nga KIESA.
Ushtruesja e Detyrës së ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Arbëreshë Krasniqi tha se panairi është mundësi e mirë për t’iu treguar investitorëve Japonez për mundësitë që ofron Kosova në fushën e turizmit dhe investimeve.
“Jemi të interesuar qa ta thellojmë bashkëpunimin ekonomik, dhe jemi të interesuar që të kemi rritje të turistëve nga Japonia në Kosovë”, tha Krasniqi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Modë apo relaks?
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën