LAJMI I FUNDIT:

“Kosova Business Forum”, kjo është agjenda e plotë

“Kosova Business Forum”, kjo është agjenda e plotë

Sot fillon Kosova Business Forum (KBF), një ngjarje e nivelit të lartë e cila do të mbahet nga data 23 deri më 25 janar 2024, në ambientet e Emerald Hotel në Prishtinë.

Edicioni i parë i Forumit do të përqendrohet në temën kryesore “Prishtina 2030 – Udhëheqja e rrugës drejt kryeqytetit të së ardhmes”, nën mikpritjen e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.


Ceremonia e hapjes do të mbahet më datë 23 janar, ora 19:30.

“Kosova Business Forum” – Prishtina 2030, Panxha shpalos detaje për ngjarjen që do të mbahet javën e ardhshme në kryeqytet
Lexo po ashtu “Kosova Business Forum” – Prishtina 2030, Panxha shpalos detaje për ngjarjen që do të mbahet javën e ardhshme në kryeqytet

Pjesë e diskutimeve për vizionin e kryeqyteteve të së ardhmes do të jenë edhe sekretarja e Përgjithshme e RCC, Majlinda Bregu, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe kryetarja e Bashkisë së Shkupit, Danela Arsovska.

Në datë 25 janar, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, do të hapë diskutimin me fjalën hyrëse në panelin e posaçëm “Investoni në Gratë: Përshpejto Progresin”, në bashkëpunim me UN Women.

“Ne besojmë fuqishëm se ndikimi më efektiv në zhvillimin ekonomik të Kosovës mund të arrihet duke bashkuar, frymëzuar dhe pasuruar ndërmarrësit dhe liderët e biznesit të Kosovës me ide, aftësi dhe mjete për të ndërtuar kompani të reja dhe për të rritur ato ekzistuese në një standard më të lartë në nivel korporatash.

Mbulimi i një eventi të tillë do të ishte një kontribut i rëndësishëm në diskutimet që do të adresojnë sfidat, mundësitë dhe trajektoren ekonomike të Kosovës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/