LAJMI I FUNDIT:

Kosova apo Serbia më afër NATO-s, ky është shpjegimi i zyrtarit të Aleancës Veri-Atlantike

Kosova apo Serbia më afër NATO-s, ky është shpjegimi i zyrtarit të Aleancës Veri-Atlantike

Një deklaratë e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, se “Serbia është shumë më afër NATO-s sesa Kosova” ka ngjallur reagime të ndryshme në Kosovë dhe jo vetëm.

Një zyrtar i NATO-s ka shpjeguar se ku qëndrojnë Kosova e Serbia në raport me Aleancën Veri-Atlantike.


Zyrtari tha se NATO vlerëson aspiratat euro-atlantike të Kosovës, duke inkurajuar institucionet e vendit që të demonstrojnë fleksibilitet dhe përparim në dialogun me Serbinë.

“Këtu (dialogu) duhet të jetë fokusi. Kjo do të ndihmojë për të forcuar aspiratat euro-atlantike të Kosovës dhe për të konsoliduar sigurinë në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, tha zyrtari i NATO-s që foli në kushte anonimiteti për Kallxo.com.

Hill: Aktualisht Serbia është më afër NATO-s sesa Kosova
Lexo po ashtu Hill: Aktualisht Serbia është më afër NATO-s sesa Kosova

Sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s, zyrtari tha se kjo kërkon konsensus nga të gjithë aleatët.

Ndërsa, sa i përket raporteve me Serbinë, zyrtari tha se NATO ka një partneritet afatgjatë me Serbinë, bazuar në dialogun politik dhe bashkëpunimin praktik, “dhe në respekt të plotë të politikës së deklaruar të Serbisë për neutralitet ushtarak”.

“Ka shumë fusha ku ne kemi zhvilluar bashkëpunim të shkëlqyer gjatë 17 viteve të fundit, duke përfshirë sigurinë energjetike, kundër terrorizmit dhe kundër rreziqeve kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore”, thuhet në përgjigjen e tij.

Hovenier për deklaratën e Hill: Kosova dëshiron t’i bashkohet NATO-s dhe ne do ta përkrahim atë
Lexo po ashtu Hovenier për deklaratën e Hill: Kosova dëshiron t’i bashkohet NATO-s dhe ne do ta përkrahim atë

Zyrtari shtoi se NATO gjithashtu ndihmon Serbinë të trajnojë forcat e saj për vendosjen e tyre në operacionet paqeruajtëse ndërkombëtare, të udhëhequra nga BE-ja dhe OKB-ja, dhe të zhvillojë më tej sistemin e saj arsimor të mbrojtjes.

Jamie Shea, ish-zëdhënësi i NATO-s në kohën e bombardimeve të caqeve ushtarake serbe gjatë luftës në Kosovë më 1999, tha më 21.03.2024, që NATO e ka një program të përbashkët aktivitetesh me Kosovën, por se sipas tij, aktualisht është më i kufizuar, kryesisht për shkak se katër anëtarë të NATO-s ende nuk e njohin Kosovën.

Serbia, siç thotë Shea, nuk e ka ndërmend të aplikojë në NATO, ndërsa Kosova po. Duke qenë kështu, ai uron që Kosova të anëtarësohet sa më shpejt në NATO.

Megjithatë, sipas tij, Serbia është zyrtarisht pjesë e Partneritetit për Paqe të NATO-s, e për këtë arsye i jep asaj qasje në një menu më të madhe të aktiviteteve të bashkëpunimit sesa Kosovës.

Me deklarimin e Hillit nuk është pajtuar as ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

“Unë dua të kundërshtojë këta që duan të bëjnë krahasime se kush ku është duke qëndruar në raport me kënd”, deklaroi Hovenier për media më 20.03.2024.

Hovenier u është përgjigjur edhe deklaratave kërcënuese të Aleksandër Vuçiqit, duke ia rikujtuar atij se në Kosovë është NATO-ja.

Hill tha se Serbia është më afër anëtarësimit sesa Kosova në NATO, Osmani: Serbia as që mund të ëndërrojë t’i bashkohet Aleancës 
Lexo po ashtu Hill tha se Serbia është më afër anëtarësimit sesa Kosova në NATO, Osmani: Serbia as që mund të ëndërrojë t’i bashkohet Aleancës 

Ndërsa në një deklarim para mediave më 20.03.2024, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka theksuar se ata që thonë se Serbia është afër NATO-s përveç që fyejnë shtetet demokratike, fyejnë edhe viktimat e Serbisë së Millosheviqit.

“Serbia është shtet që ka kryer krime lufte dhe akoma fle mbi varreza masive  Kështu që më lejoni të them troç: kushdo që e konsideron Serbinë që është shtet që është afër NATO-s nuk e ofendon vetëm çdo shtet demokratik që po bën hapa konkret drejt anëtarësimit në NATO, por njëkohësisht i ofendon edhe viktimat e Serbisë së Millosheviqit”, tha Osmani. /Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori