LAJMI I FUNDIT:

Hovenier për deklaratën e Hill: Kosova dëshiron t’i bashkohet NATO-s dhe ne do ta përkrahim atë

Hovenier për deklaratën e Hill: Kosova dëshiron t’i bashkohet NATO-s dhe ne do ta përkrahim atë

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier gjatë një deklarimi për media të mërkurën, iu është përgjigjur edhe deklaratave të homologut të tij në Serbi, Christopher Hill, i cili tha se Serbia është më afër NATO-s se Kosova.

Ambasadori Hovenier tha se dëshiron që të kundërshtojë të gjithë ata që bëjnë krahasime të tilla.


Hovenier u shpreh se politika e SHBA-së është e qartë dhe se dëshiron që secili shtet të jetë në gjende të vendos vetë nëse dëshiron ti bashkohet Aleancës apo jo.

Hill: Aktualisht Serbia është më afër NATO-s sesa Kosova
Lexo po ashtu Hill: Aktualisht Serbia është më afër NATO-s sesa Kosova

“Ne do të bëjmë çdo gjë që ta përkrahim këtë. SHBA-ja ka investuar shumë energji dhe është angazhuar shumë për të përkrahur Kosovën e FSK-në në tranzicionin e saj…Kosova përballet me sfidën, që disa shtete të NATO-s nuk e njohin siç e njeh SHBA-ja e partnerët tjerë. Duam të shohim këtë të ndryshojë, dhe dua të kundërshtojë ata që duan të bëjnë krahasime”, tha Hovenier.

Ambasadori amerikan tutje tha se është i vetëdijshëm se Kosova ka vendosur që dëshiron t’i bashkohet NATO-s.

“Duam të shohim që të avancojë e ardhmja e Kosovës në NATO. Kosova është shumë mirë me NATO-n sa i përket vlerave e institucioneve. Ka probleme e çështje që duhet zgjidhur, dhe ne presim që Kosova një ditë të bëhet anëtare e plotë e NATO-s”, u shpreh Hovenier.

Ambasadori u pyet edhe rreth deklaratës së emisarit amerikan Gabirel Escobar lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Hovenier ka thënë se nuk është i saktë interpretimi i deklaratës së emisarit amerikan Gabriel Escobar se janë edhe dy kushte përveç Manastirit për anëtarësim në këtë institucion.

“Dua ta kundërshtoj pyetjen sepse nuk është kjo çfarë ka thënë Escobari. Ajo çfarë ka thënë ishte që çështja e Këshillit të Europës është një çështje e rëndësishme dhe se janë disa vende europiane që kanë folur për këto rrethana shtesë”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Vranët dhe me riga shiu

Vranët dhe me riga shiu

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori