LAJMI I FUNDIT:

Kosova me 59 milionë euro deficit tregtar

Kosova me 59 milionë euro deficit tregtar

Të hyrat buxhetore në vitin 2017 arritën vlerën neto prej 1.68 miliard euro, që paraqet një rritje vjetore prej 5.3 për qind, ndërsa shpenzimet buxhetore arritën vlerën prej 1.74 miliard euro që paraqet një rritje vjetore prej 5 për qind. Rrjedhimisht, buxheti i Kosovës regjistroi deficit primar buxhetor prej 59 milionë euro krahasuar me deficitin prej 61.1 milionë euro në vitin 2016, përderisa si përqindje e BPV-së, deficiti primar ka shënuar rënie nga 1.0 për qind në 0.9 për qind.

“Në vitin 2017, të gjitha kategoritë e shpenzimeve buxhetore u karakterizuan me rritje. Shpenzimet qeveritare për paga dhe mëditje shënuan rritje të lehtë prej 1.2 për qind dhe arritën vlerën prej 550 milionë euro. Subvencionet dhe transferet shënuan rritje për 6.7 për qind dhe arritën vlerën prej 506.4 milionë euro. Investimet kapitale, të cilat përfaqësojnë rreth 26.9 për qind të gjithsej shpenzimeve buxhetore, shënuan rritje prej 5.4 për qind dhe arritën vlerën 467.5 milionë euro. Shpenzimet qeveritare për mallra dhe shërbime (përfshihen edhe shpenzimet komunale) shënuan rritje për 11.4 për qind dhe arritën vlerën prej 226.0 milionë euro”, thuhet në raportin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për vitin 2017, shkruan Telegrafi.


BQK tregon se borxhi publik, në vitin 2017, ka arritur në 996.4 milionë euro që është për 16.8 për qind më i lartë krahasuar me vitin paraprak.

“Si përqindje e BPV-së, borxhi publik ka arritur në 16.6 për qind nga 14.6 për qind sa ishte në vitin 2016. Kjo rritje e borxhit publik i atribuohet rritjes së borxhit të brendshëm prej 19.9 për qind, i cili ka arritur në 574.3 milionë euro, si dhe borxhit të jashtëm publik i cili ka shënuar rritje prej 12.9 për qind duke arritur në 422.2 milionë euro. Pjesëmarrja e borxhit të jashtëm publik në gjithsej borxhin publik është zvogëluar në 42.4 për qind nga 43.8 për qind sa ishte në vitin 2016”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Ekonomi
Kalo në kategori