LAJMI I FUNDIT:

Kosnett: Zhgënjehem kur dëgjoj për shpërputhjen në trajtim nga sistemi i drejtësisë në Kosovë

Kosnett: Zhgënjehem kur dëgjoj për shpërputhjen në trajtim nga sistemi i drejtësisë në Kosovë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett tha se shpesh është i zhgënjyer kur dëgjon shpërputhje në trajtim nga sistemi i drejtësisë në Kosovë.

Kosnett me rastin e mbajtjes së “Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit” tha se e kupton që jo të gjitha krimet dhe rrethanat janë të njëjta, por mungesa e parashikueshmërisë dhe njëtrajtshmërisë në raste, i dëmton proceset dhe sukseset në fushën e drejtësisë.


“Shpesh jam i zhgënjyer kur dëgjoj për shpërputhjen në trajtim nga sistemi penal i Kosovës. Disa kryes të veprave mbahen në burg e disa të tjerë lirohen. Disa viktima marrin ndihmë e të tjerët lihen të kujdesën vetë për vete. Disa të pandehur akuzohen për shkelje të rëndë, kurse të tjerët që kanë kryer veprën e njëjtë përballen me akuzë shumë te lehtë, disa përballen me dënime të rënda kurse të tjerët paguajnë gjobë të papërfillshme. E kuptoj që jo të gjitha krimet dhe rrethanat janë të njëjta por mungesa e parashikueshmërisë dhe njëtrajtshmërisë në këto raste i dëmton proceset dhe sukseset tuaja. Rrjedhimisht e dëmton besimin e qytetarëve në qeveri. Prandaj, ju bëj thirrje të gjithëve që të vazhdoni të punoni për të siguruar që çdo viktimë, çdo rrethanë, çdo ndjekje penale dhe çdo dënim të trajtohet me dinjitetin dhe rëndësinë e njëjtë”, tha ai.

Ai bëri thirrje që drejtësia të zbatohet njëtrajtshëm për të gjithë.