LAJMI I FUNDIT:

Kosnett: Kosova ka ligje të shëndosha por institucionet shpërfillin vendimet e gjykatave

Kosnett: Kosova ka ligje të shëndosha por institucionet shpërfillin vendimet e gjykatave

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett në diskutimin e organizuar nga lëvizja FOL, ka folur për forcimin dhe sundimin e ligjit në Kosovë.

Kosnett ka thënë se Kosova ka institucione të afta dhe ligje të shëndosha për ta bërë këtë.

“Përderisa Kosova po hyn në dekadën e dytë të pavarësisë, ajo ka institucione të afta dhe ligje të shëndosha që burojnë nga Kushtetuta e saj. Qytetarët kanë më shumë qasje në informata nga organet qeveritare se më parë. Kosova po e mahnitë botën si prijëse në rajon sa i përket transparencës në prokurimin publik. Kosova ka miratuar ligjin gjithëpërfshirës për sinjalizuesit para BE-së. Qytetarët në Kosovë mund të krenohen me gjithçka në këtë front por keni edhe shumë punë për të bërë”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi.

Ambasadori Kosnett ka përmendur sfidat me të cilat përballet Kosova ne zbatimin e vendimeve të gjykatave.

Ai ka përmendur tokën e Manastirit të Deçanit ku ka thënë se është shëprfillur vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Së pari ta shqyrtojmë rastin e tokës së Manastirit të Deçanit. Gjykata Kushtetuese e cila i merr vendimet në përputhje em Kushtetutën ka konfirmuar se Kisha Ortodokse ka pronësi mbi disa parcela të tokës, por zyrtarët kadastral në nivel lokal dhe qendror kanë refuzuar ta zbatojnë atë vendim, kjo pasi që kanë mbështetje nga disa zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës . Tani bëhen 3 vjet prej kohës kur Gjykata ka marr këtë vendim por nuk ka përparim të vendimit. Këtu disa mendojnë se çështjet e kësaj Kishe nuk iu shqetësojnë, por nëse bazoheni në barazi duhet të iu shqetësojnë kjo sepse mund të iu vije radha edhe juve, kur Gjykata merr një vendim dhe nuk zbatohet”, ka thënë ai.

Sipas tij një drejtësi që i mbron të gjithë njëjtë kërkon njëtrajtshmëri dhe të gjithë e kanë kanë obligim t’i zbatojnë vendimet gjyqësore”, është shprehur ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori