LAJMI I FUNDIT:

KOSM: Gjendja aktuale është e paqëndrueshme për shkak të rritjes së jashtëzakonshme të kostos së jetesës

KOSM: Gjendja aktuale është e paqëndrueshme për shkak të rritjes së jashtëzakonshme të kostos së jetesës

Konfederata e Organizatave Sindikale të Maqedonisë (KOSM) kërkon nga Qeveria që urgjentisht të mbahet seanca e Këshillit Social-Ekonomik.

Sipas KOSM-it, arsyeja e kësaj kërkese është gjendja aktuale “e cila është e paqëndrueshme për shkak të kostos jashtëzakonisht të lartë të jetesës”.


Nëse nuk plotësohen kërkesat për seancë urgjente, KOSM njofton se do të organizojë grevë.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Policisë dhe kryekoordinator i përgjithshëm i sindikatave të pavarura në Maqedoni, Goce Dellçev Todev, tha se nga maji i këtij viti numri i qytetarëve që largohen nga vendi është i madh, veçanërisht nga sektori i policisë, shëndetësisë dhe arsimit.

KOSM vlerëson se pesë për qind e punonjësve të arsimit largohen nga vendi çdo vit.

“U bëjmë thirrje sindikatave të tjera në nivel kombëtar, të ulen dhe të marrin një qëndrim të përbashkët. Nëse na bashkohen, do të jemi edhe më të fortë si punëtorë. Nëse ata nuk duan të bashkohen me nismën tonë, ne tashmë e kemi marrë një vendim. Do të mbajmë greva dhe protesta, ndërsa për datën do t’ju informojmë më tej”, deklaroi në konferencën e sotme për media kryetari i KOSM-it, Marjan Risteski./Telegrafi/