Me 7 dhe 8 Tetor 2022 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, mbahet konferenca më e madhe në rajon në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit, KosICT 2022. Ky vit shënon edicionin e 11-të të organizimit të KosICT, konferencë kjo që synon të promovoj industrinë e TIK-ut në Kosovë dhe rajon.
Në kuadër të KosICT, folës ndërkombëtarë, rajonal dhe lokal do të ndajnë përvojat e tyre në tema të ndryshme që lidhen me teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, të cilat janë në trend global dhe kanë ndikuar në industrinë e TIK. Konferencat do të mbahen në dy skena. Në ProCredit Main Stage do të shqyrtohen tema të përgjithshme në lidhje me sektorin e TIK-ut, ndërsa në skenën teknike qe sponzorizohet nga Kutia dhe quhet Kutia Dev Stage do të shqytrohen tema më teknike rreth të rejave të fundit nga aspekti i zhvilluesëve softuerik.
Një ndër profilet më të larta që do të flasë në KosICT është Pramod Kalyanasundaram, sipërmarrës, ekzekutiv i Fortune 50, “angel investor” dhe një mentor me mbi 25 vite përvojë në ofrimin e softuerëve Telekom, Datacom, Media, IoT, Cloud dhe SaaS. Aktualisht, Pramod është Zëvendës President i Lartë i Inxhinierisë dhe Operacioneve në Wasabi, një kompani e ruajtjes së “hot cloud” me vizion për të ruajtur të dhënat e botës në “cloud”. Ai në KosICT do të flasë për fuqinë e inovacionit dhe si mund të mësojmë ciklin e inovacionit nga kompanitë fillestare.
Nga inovacioni do te kalojmë në Metaverse. Giampaolo Panariello, ‘Chief Technology Officer’ në kompaninë NOKIA për rajonin Mesdhetar, që do të shtjelloj temën e Metaverse dhe si teknologjia do t’a ndryshoj jetën tonë. Ai është gjithashtu përgjegjës për zhvillimin e Nokia-s në rrjetet jo-tokësore dhe tani vjen në Kosovë me mbi 30 vite eksperiencë në telekomunikim se si përmes 6G do të ndihmojë në plotësimin e parakushteve për lidhjen në Metaverse.
E nëse flasim për Metaverse, nuk mund të mos cekim botën e lojrave ‘online’.Një ndër folësit në skenën e teknologjisë së informacionit është Ollie Sinerma. Ai është krijues lojërash nga Finlanda me përvojë mbi 20 vjeçare në industri, dhe me mbi 50 lojëra të ndryshme në të cilat ai ka punuar si krijues, dizajner dhe programues. Sinerman është krijues i Everyplay (shërbim i transmetimit të lojërave të telefonit i blerë nga Unity Technologies), themelues i Shoqatës Finlandeze të Realitetit Virtual dhe kompanisë së parë të lojërave VR në Finlandë.
Ollie do të flasë mbi temën “Teknologjia e sotme si mjet i së ardhmes për Zhvilluesit e Lojërave”. Ky diskutim ka të bëjë me teknologjitë në zhvillim (XR VR, Blockchain, NFT, Earn2Pay, AI art) dhe çfarë implikimesh sjellin këto për zhvilluesit, investitorët dhe lojtarët në botë në terma afatshkurtër dhe afatgjatë dhe se si Ollie i percepton këto teknologji si modele biznesi. Ky diskutim do të jetë plot optimizëm, skepticizëm dhe me shpresë, inspirues për të pranishmit.
Përveç fjalimeve dhe paneleve tematike që do të jenë pjesë e skenave të KosICT-së, festivali do të pasurohet edhe me aktivitete tjera me qëllim të përmirësimit të konkurrencës së pjesëmarrësve në tregun e TIK-ut. Disa prej këtyre aktiviteteve do të jenë:panairin e inovacionit, panairi trailblazers, këndi i zhvilluesve të ardhshëm, këndi i diasporës, turneu eSports e shumë të tjera.
Gjatë 10 edicioneve te kaluara të KosICT, më shumë se 10,000 pjesëmarrës të sektorit të TIK patën rastin te dëgjojnë dhe mësojnë gjëra të reja nga ekspertët e fushës së teknologjisë së informacionit.
Ju mirëpresim në ngjarjen më të madhe të teknologjisë në Kosovë, KosICT 2022!
Këtu mund ta gjeni axhendën: https://kosict.com/?fbclid=IwAR0KJdZDtZtV6MMl0a3Ei49hTT0ul7RJnSj623VQPhd_xo7LyUNsWVXDjhQ
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City