LAJMI I FUNDIT:

“Koshat” e rinj të aeroplanëve të destinuar për valixhe që do ta ndryshojnë “lojën” gjatë fluturimit

“Koshat” e rinj të aeroplanëve të destinuar për valixhe që do ta ndryshojnë “lojën” gjatë fluturimit

Në epokën e sotme jo dhe aq të artë të udhëtimeve ajrore brenda shtetit, një valixhe falas është luks që i ofrohet pakkujt, shkruan CNN.

Dhe ata që detyrohen të futin nën procese të kontrollit çantat e tyre, shpesh e gjejnë veten të stresuar gjatë gjithë udhëtimit, duke pyetur veten nëse bagazhi i tyre do të mbërrijë në destinacionin e tyre me ta, transmeton Telegrafi.


Si rezultat i kësaj, udhëtarët si kurrë më parë po zgjedhin t’i fusin gjërat e tyre në një çantë dore – shumë prej tyre të mëdha, me rrota.

Rezultati? Një çantë falas për të gjithë, ndërsa pasagjerët e nervozuar sillen rreth portës me shpresën që të jenë ndër të parët që do të hipin në aeroplan – vetëm për të siguruar një pjesë të vogël të ‘pronës së paluajtshme’ pranë vendit të tyre.

Fatkeqësisht, versionet më të vjetra të atyre hapësirave shumë të diskutuara, nuk u krijuan për valixhen tuaj mesatare me rrota.

Duhet të vendosen të poshtë në pozitë të sheshtë, duke lënë një hapësirë të vogël sipër tyre që është pak e dobishme, ndërsa zënë një pjesë të mirë të hapësirës për valixhe.

Prodhuesi francez i aeroplanëve Airbus dhe “Airspace L Bins” e saj, është dizajnuar për të përshtatur hapësirën nga tre deri në pesë valixhe.

I prezantuar për herë të parë në maj, këto ndarje të sipërme me formë të veçantë, premtojnë të krijojnë 60 për qind më shumë hapësirë për bagazhet sesa sistemet tradicionale. Si? Thjesht duke i lejuar udhëtarët që t’i ngarkojnë çantat e dorës me rrota vertikalisht në vend që t’i vendosin ato të sheshta.

‘Koshat’ mbajnë çanta që janë 61 centimetra (lartësi) x 38 centimetra (gjerësi) x 25 centimetra (thellësi).

E bërë nga produkte kompozite ultra të lehta, shumë pjesë të koshit origjinal duke përfshirë murin anësor, tavanin dhe ndriçimin për të ulur mbetjet, janë ruajtur u tha nga Airbus.

Stjuardesat ka të ngjarë të miratojnë gjithashtu ndarjet e reja, duke e ditur se mund të kryejnë procedurat e hipjes, ndërkohë që dëgjojnë shumë më pak ankesa nga pasagjerët se si nuk kanë vend për të ruajtur çantat e tyre.

Një linjë ajrore tashmë është regjistruar. Nga fillimi i vitit 2025, transportuesi gjerman Lufthansa planifikon të fillojë rinovimin e 38 aeroplanëve A320 me koshët e rinj Airspace L, të cilët prodhohen nga Elbe Flugzeugwerke GmbH (EFW) me seli në Gjermani, një degë e ST Engineering dhe Airbus.

“E dimë nga biseda me klientët e linjave ajrore se koshët më të mëdhenj janë një nevojë e qartë për të përmirësuar përvojën e pasagjerëve”, tha kreu i shërbimeve komerciale të Airbus për Evropën, Charbel Youzkatli.

Bagazhi ka qenë prej kohësh një çështje e diskutueshme dhe e ndërlikuar në botën e aviacionit, dhe koshët më të mëdhenj apo jo, kjo nuk duket se do të ndryshojë.

Jo të gjithë sjellin çanta dore vetëm për të shmangur tarifat e shtuara të bagazheve të kontrolluara – shumë linja ajrore paguajnë ekstra nëse dëshironi të sillni edhe një valixhe në aeroplan. Disa udhëtarë thjesht e duan komoditetin që nuk duhet të presin valixhen e tyre në karusel pas mbërritjes.

Është gjithashtu një çështje politike. Vetëm këtë javë, ligjvënësit e Bashkimit Evropian thuhet se votuan për të mbështetur një rezolutë që u bën thirrje linjave ajrore të ndalojnë tarifimin e pasagjerëve për çantat e dorës me madhësi “të arsyeshme”.

Por tarifat e bagazheve janë padyshim një fitues i madh parash për aviokompanitë. Sipas Byrosë së Statistikave të Transportit, linjat ajrore amerikane fituan më shumë se 6.7 miliardë dollarë të ardhura nga tarifa e bagazheve në vitin 2022.

Disa aviokompani i justifikojnë tarifat duke vënë në dukje ndikimin mjedisor – aeroplanët më të lehtë janë më efiçent ndaj karburantit, kështu që pengimi i njerëzve që të sjellin shumë peshë të shtuar me vete është një gjë e mirë.

Dhe mbështetësit e “shkurtimit” të tarifave thonë se gjithçka funksionon – ata që duan të paguajnë për ekstra si bagazhet e kontrolluara munden, ne të tjerët mund të gëzojmë tarifa më të lira.

Megjithatë, në fund, pavarësisht nga preferencat e udhëtarëve, shumica do të pajtoheshin se nëse koshët e dizajnuar më mirë mund të përshpejtojnë kohën që kalojmë duke hipur dhe zbritur nga aeroplani, janë të gjithë për ta. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Dy vëllezër australian dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australian dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Kalo në kategori