LAJMI I FUNDIT:

Kosbit futet në listën e 100 kompanive botërore për outsourcing

Kosbit futet në listën e 100 kompanive botërore për outsourcing

Kompania lidere në ofrimin e shërbimeve në fushën e Teknologjisë Informative, respektivisht e specializuar në kryerjen e proceseve biznesore, menaxhimin e shërbimeve të outsourcing, njëherit partner i drejtpërdrejt i AT&T, Kosbit L.L.C ka njoftuar se është zgjedhur në listën e 100 kompanive më të suksesshme të këtij viti.

Outsourcing 100® (GO100), e cila i njeh kompanitë më të mira botërore në fushen e outsourcing e ka bërë përzgjedhjen. Kjo listë është e menaxhuar nga International  Association  for  Outsourcing Professionals (IAOP®), dhe publikohet çdo vit nga Revista Fortune 500, si pjesë e veçantë e një pjese promovuese nga IAOP.

Kosbit është përzgjedhur si ofrues i shërbimit të lartë në pesë kategori, duke përfshirë Madhësinë dhe Rritjen, Preferencat e Konsumatorit, Çmimet dhe Çertifikimet, Programit për Inovacion dhe Programit për Përgjegjësinë Sociale të Korporatave.

“Jemi tejet të kënaqur që jemi njohur si një ndër kompanitë më të mira botërore në ofrimin e shërbimeve përmes outsourcing, pasi që kjo qartazi dëshmon gadishmërinë tonë për ofrim të përsosmërisë dhe përmirësimit të vazhdueshëm, e cila është ‘mantra’ jonë jetësore”, ka thënë Farmir Hyseni CMO i Kosbit.

Sipas tij, ky vlerësim nga klientët e tyre për shërbimet që i ofrojnë ata, dhe për vlerën që krijojnë ata për bizneset e tyre, është një lajm i mrekullueshëm.

“Ne jemi një kompani e re dhe në rritje, por ne gjithmonë vlerësojmë se kualiteti është ajo për çfarë ne qëndrojmë dhe klientët tanë këtë e daum. Qëllimi kryesor gjatë rritjes sonë do të vazhdojë të mbetet biznes modeli ynë i cili bazohet në rezultate dhe jo në aktivitete. Në Kosbit, ne jemi të obsesionuar me rezultate. Prandaj, e kemi zgjedhur këtë model i cili na mundëson të arrijmë rezultatet tona të dëshiruara dhe në mënyrë të suksesshme të ekzekutojmë strategjinë tonë të biznesit”, ka shtuar Hyseni.

Ndryshe, The Global Outsourcing 100® dhe The World’s Best Outsourcing Advisors, i njohin kompanitë më të mira në fushën e shërbimeve të outsourcing. Këto renditje janë të përpiluara pas procesimit të të gjitha aplikacioneve, dhe të gjykuara në bazë të notave të një metodologjie rigoroze e cili përfshin një rishikim ta pavarur nga paneli i IAOP-së, i përbërë nga klientë me eksperiencë të gjatë në përzgjedhjen e kompanive që kryejnë shërbimet e outsourcing për bizneset e tyre. /Telegrafi/