LAJMI I FUNDIT:

Korrupsioni dhe rrjedhja e të dhënave, shqetësimet kryesore të KE-së për Shqipërinë

Korrupsioni dhe rrjedhja e të dhënave, shqetësimet kryesore të KE-së për Shqipërinë

Korrupsioni në nivele të larta, rrjedhja masive e të dhënave të qytetarëve dhe agjencitë e krijuara së fundmi janë shqetësimet kryesore të Komisionit Evropian (KE) për Shqipërinë.

Këto priten të jenë temat kryesore në takimin e së martës të Komitetit të Stabilizim Asociimit, mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.


Euronews Albania ka publikuar detaje rreth agjendës së takimit që do të mbahet nesër dhe rreth një kopje të dokumentit që Komisioni ka përgatitur në bashkëpunim me vendet anëtare për këtë takimin.

Komisioni ngre shqetësimin për Agjencinë për Media dhe Informim, atë të Bashkëqeverisjes si dhe për Agjencinë e koordinimit të donacioneve.

Ato janë krijuar pa vlerësuar dhe analizuar ndikimin që sjellin në qeverisje, kanë funksione të paqarta dhe i mungojnë mekanizmat e kontrollit dhe llogaridhënies.

Komisioni pritet t’u kërkojë autoriteteve shqiptare që të hetojnë në mënyrë të paanshme dhe serioze rrjedhjen e të dhënave të qytetarëve, si dhe të marrin masa që të mos ndodhin më incidente të tilla.

KE i sugjeron qeverisë të përputhë ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale me atë të BE-së.

Komisioni kërkon rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit sidomos në nivele të larta. Ai ngre shqetësimin se ligjet kundër korrupsionit janë të copëtuara dhe ju mungon harmonia mes tyre. Në mënyrë të veçantë mungojnë përpjekjet dhe koordinimi për parandalimin e korrupsionit.

Komisioni është i mendimit se Shqipëria ka nevojë për një strategji të re kundër korrupsionit.

Ky është takimi i 12-të i Komitetit të Stabilizim Asociimit, i cili përcakton agjendën e Shqipërisë për integrimin evropian, ku jepet dhe një vlerësim për përmbushjen e deritanishme të çështjeve të ndryshme nga Komisioni Evropian. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori