LAJMI I FUNDIT:

“Korridori transparent”, Ura më e gjatë prej xhami në botë

“Korridori transparent”, Ura më e gjatë prej xhami në botë

Vepër e re rekord është puna e Institutit Kinez të Arkitekturës dhe Projektimit UAD në Universitetin Zhejiang, ndërsa gjatësia e saj e saktë është 526.14 metra

Ura është e shtruar me tre shtresa xhami të kalitur me trashësi 4,5 cm, me një transparencë të jashtëzakonshme, gjë që e bën strukturën pothuajse plotësisht transparente – deri në një nivel prej 99,15%, si dhe shumë rezistuese ndaj dëmtimeve, gërvishtjeve dhe thyerjeve, transmeton Telegrafi.


Kjo zonë e Hongyagut, në kontenë Pingshan, Hebei, e vendosur në juglindje të Kinës, shpesh goditet nga tajfunet gjatë verës, kështu që dizajni i urës kërkonte fleksibilitet dhe rezistencë të madhe ndaj erërave të forta.

Ekipi i projektit zhvilloi prova në një imitues dhe projektoi kabllo mbështetëse të zhdrejta për të rritur stabilitetin e urës.

Ura prej xhami është projektuar të mbajë deri në 3 mijë persona. Për të garantuar sigurinë e turistëve, pranohen vetëm 600 në radhë.

Kalimi mbi urën prej qelqi sigurisht që nuk është për ata me zemër të dobët, sepse vetë pamja e shkëmbinjve dhe lumit që rrjedh 201 metra më poshtë, mund t’ju zhvendosë vëmendjen nga ajo arritje.

Sidoqoftë, atraksioni i ri botëror tashmë ka tërhequr një numër të madh të adhuruesve të adrenalinës dhe ka inkurajuar zhvillimin e turizmit.

A do të guxonit edhe ju të ecnit mbi urën transparente?

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

Astrologji
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Kalo në kategori