LAJMI I FUNDIT:

Koronavirusi dhe regjimi i vizave!

Koronavirusi dhe regjimi i vizave!
Ilustrim

Teksa e shikoja kanalin televiziv CNN dhe impaktin rrënues të pandemisë, ironikisht m’u rikthye tema e regjimit të vizave dhe izolimi i padrejtë i Kosovës. Tashti duket se të gjitha vendet e botës ua vunë vizat secili-secilit, ndërsa shpirtkëqijtë do të thoshin: ja, u barazuam me gjithë botën. Jo miq të dashur, nuk u barazuam as kësaj here me botën, sepse vazhdojmë të jemi sui generis. Mbrëmë të gjitha kanalet botërore flisnin për pandeminë, kurse të gjitha kanalet nacionale në Kosovë i ishin vërsul debatit rreth virusit politik, nëse duhet të shkojmë në zgjedhje apo duhet formuar një qeveri nga protagonistet e politikës së vjetër. Aq sui generis jemi ne, sa me gjasë po arrijmë të përçajmë edhe Evropën dhe Amerikën.

Kur jemi te skena mediatike, aty situata është akoma më e dhimbshme (me ndonjë përjashtim të vogël), sa të vjen të thuash: si është e mundur qe bota demokratike të ketë investuar aq shumë në media dhe në shoqëri civile me shpresën për demokratizimin e shoqërisë, kurse efekti është diametralisht i kundërt.

Nuk është kursyer këtu as debati sui generis për filozofinë dhe ndonjë filozof me rolin e tij aktiv apo pasiv në Kosovë. Nuk kisha asnjë preferencë dhe simpati për filozofin slloven Sllavoj Zhizhek, madje sa herë ishte në Prishtinë s’e kam takuar e as kam shkuar në ligjëratat e tij, për faktin se në filozofi ka aq shumë drejtime e shkolla të cilat veçse e begatojnë filozofinë e nuk ka kuptim nëse nuk pajtohesh me ndonjërin prej tyre. Për shembull, filozofia kontinentale është ndryshe nga ajo analitike apo ajo iracionaliste është e kundërt me atë racionaliste etj.

Nuk kam imagjinuar kurrë se një ditë Zhizhekut do t’i duhet mbrojtja ime, sepse ai, siç po thuan edhe denoncuesit e tij, ka famë botërore. Është i pazakontë, logjikisht dhe njerëzisht, konstatimi i denoncuesve të tij se ai paska famë botërore, por edhe duke qenë i tillë, qenka katastrofik dhe influencues për politikën në Kosovë. Nga të gjitha denoncimet më duhet të veçoj dy, ku njëri “kishte hyrë” në dhomën e tij dhe ia kishte parë te koka një portret të Stalinit ndaj klithte: e zura fajtorin! Tjetri, ndërkaq, pasi citonte ca pasazhe në anglisht nga Zhizheku, denonconte orientimin e tij majtist e mua më vinte ta pyesja nëse Zhizheku nuk është i ndaluar në Londër?

Pse duhet të jemi kështu, ndryshe nga e gjithë bota normale? Pse vallë nuk jemi edhe ne si sllovenët që e kanë Zhizhekun, por ai nuk ua rrezikon demokracinë dhe të drejtat e njeriut? Pse ai e rrezikon demokracinë në Kosovë e askund tjetër në botën demokratike ku veç u japin impuls proceseve:

Më duhet të ju rikujtoj se nuk është hera jonë e parë e të qënit të veçantë dhe ndryshe nga bota. Kur e gjithë bota e denonconte stalinizmin, shqiptarët dhe Shqipëria e mbronin me këmbëngulje dhe e merrnin rolin e fanarit të marksizëm- leninizmit. Situata nuk është fort ndryshe as me rreziqet e islamizmit politik, por për këtë do të shkruaj njëherë tjetër.

Sot, kur po shfaqet një ide ndryshe për qeverisjen, për privatizimin dhe për varfërinë ekstreme, si pasojë e qeverisjeve të këqija (këtu më shumë kemi të bëjmë me korrupsionin sesa me neoliberalizmin), pse shqiptarët me zellin dhe fanatizmin më të madh u dashka të marrin “fanarin prijës e ndriçues”, madje në kohë pandemie!?

Në fund të një teksti me pretendime filozofike, më duhet të konstatoj se nuk e kuptoj këtë zell ndryshe veçse në përputhje me atë thënien popullore: “Ujku do mjegull”! Uroj qe me ardhjen e pranverës të shpërndahet mjegulla dhe të jemi më pak anakronik në sjelljen e veprimin tonë!

Poshtë viruset e të gjitha llojeve. Rroftë humanizmi !

Në trend

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në

Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në "Miss Universe", bukuroshja Rumy Alqahtani do t'i përfaqësojë në garën e bukurisë

Magazina
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori