LAJMI I FUNDIT:

Kori SIPARANTUM do të jetë pjesë e festivalit evropian të muzikës korale

Kori SIPARANTUM do të jetë pjesë e festivalit evropian të muzikës korale

Kori SIPARANTUM do të jetë pjesë e festivalit evropian, “European Music Festival for Young People” që do të mbahet në Belgjikë më 29 prill deri 2 maj 2022.

Kombinimi i angazhimit social dhe krijimit të muzikës së bashku e bën Festivalin Evropian të Muzikës për të Rinjtë një ngjarje unike në Evropë! Neerpelt tashmë po përgatitet për edicionin e 70-të të festës më të madhe të muzikës në Evropë. Në këtë edicion do të marrin pjesë 50 kore nga 11 vende që vijnë nga e gjithë bota.


Siparantum do të garon në dy kategori. Repertori i korit përmban vepra stilistike të periudhave të ndryshme që nga Renesanca, muzika shqiptare deri tek muzika bashkëkohore. Kënga e vjetër fllamane “’Ik seg adieu” (1544), vepër e obligueshme në festival do të paraqitet me një version ndryshe e cila është përpunuar enkas për këtë konkurs, nga kompozitori dhe dirigjenti i korit Memli Kelmendi. Pjesë e programit do të jetë poashtu vepra “Laudes Paschales” (vepër e obligueshme) e Kristiaan Van Ingelgem, një vepër shumë komplekse dhe interesante.

Përpos pjesës garuese kori Siparantum është përzgjedhur nga festivali që të jetë pjesë e ngjarës “Happening”, një koncert tradicional që bashkon zëra nga e gjithë botë. Kori do të paraqitet me tre vepra të stileve të ndryshme, të cilat do të jenë në shoqërim të pianistit tonë të njohur, Agron Shujaku. Me ftesë të festivalit “European Music Festival for Young People”, është organizuar një Workshop (punëtori) për “Muzikën korale kosovare” e cila do të ligjrohet nga dirigjenti ynë, Memli Kelmendi.

“Anëtarët e korit përgjatë këtyre muajve kanë bërë një punë fantastike. Një rrugëtim që nuk ka qenë aspak i lehtë sepse të them të drejten repertori ynë në të shumtën e rasteve ka ndryshuar, nuk ka qenë i njëjtë, pavarësisht vendeve dhe skenave të ndryshme që kemi përformuar në Evropë. Ne jemi në vazhdën e provake intenzive, dua të besoj në suksesin e radhës, uroj të paraqitemi suksesshëm”, u shpreh Memli Kelmendi, dirigjent i korit Siparantum.

Kori do të paraqitet pranë një jurie profesionale, emra ndër më të njohurit të muzikës korale sot në botë.

Rikujtojmë që kori Siparantum, së fundi është shpallur fitues i kategorisë “Musica Contemporanea” në World Choir Games (2021). Së fundi kori është paraqitur me sukses në sallën më të njohur të muzikës klasike, Berlin Philharmonie, e cila konsiderohet ëndërr e çdo artisti.

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori